Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gllarevë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.
“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Gllarevë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi. /teve1.info/







