Është adresë e shpeshtë e akterëve politikë.
Por punë më intensive patën muajt e fundit.
Në Gjykatën Kushtetuese, u dërguan mjaft çështje për ta kaluar filtrin kushtetues.
Ato ishin kryesisht për punë të Kuvendit, Qeverisë e Presidencës.
Në mënyrën se si trajtoi gjithë këto raste, vlerësohet se Kushtetuesja garantoi stabilitet.
“Shkelje kushtetuese kanë bërë edhe institucionet tjera shtetërore, agjencitë e pavarura, gjykatat, sepse ka plot vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë konstatuar që edhe në procese gjyqësore janë shkelur të drejtat kushtutese të palëve në procedurë por edhe subjektet që kanë qenë pjesë e procedurave të ndryshme. Por, kryesisht ju e dini që janë anulu projektligji për KPK-në, pastaj ligji për Byronë në dy vendime, njëherë në merita e pastaj në procedurë, në kuptimin e asaj se nuk është miratuar në përputhje me rregullat procedurale të nevojshme”, thotw Vullnet Bugaqku nga KDI.
Mirëpo, puna e këtij institucioni nuk ka kaluar krejt në heshtje.
Në disa raste, ajo është atakuar politikisht.
“Përmes vendimeve dhe veprimeve të vet institucioneve, Kuvendi dhe Qeverisë, që janë vlerësuar në shpërputhje me Kushtetutën, përfshirë edhe në jo pak raste edhe institucionin e Presidencës. Ajo çka në vazhdimësi kemi parë ka qenë diskursi, diskutimi e në jo pak raste edhe sulmi e etiketimi në adresë të Gjykatës Kushtetuese. Por, në instancë të fundit janë zbatuar, pavarësisht që ka pasur tentativa për me gjetë finesa qoftë në pjesën arsyetuese ose narrativën e aktgjykimit”, shprehet avokati, Ardian Bajraktari.
Deri në këtë periudhë të vitit 2026, nga Gjykata Kushtetuese, u nxorën 87 aktvendime.








