TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

Suedia ka pësuar një nisje të vështirë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke barazuar fillimisht 2-2 me Slloveninë dhe më pas duke u mposhtur 2-0 nga Kosova në Prishtinë.

Pas kësaj disfate, trajneri i kombëtares suedeze, Jon Dahl Tomasson, u shfaq i zhgënjyer, duke pranuar se fitorja e Kosovës ishte e merituar.

“Një fitore e merituar për Kosovën. Ata e deshën më shumë. Ne nuk i ndoqëm parimet tona dhe luajtëm ngadalë. Pësuam disa kundërsulme aty ku duhej të kishim bërë më mirë si ekip. Edhe ne trajnerët kemi përgjegjësinë tonë”, tha Tomasson për Viaplay.

Ai theksoi se përpjekja e Suedisë në pjesën e dytë nuk mjaftoi: “E futëm topin në zonë, por na mungoi ideja. As mbrojtja dhe as sulmi ynë nuk ishin në nivel. Ishte i gjithë sistemi që nuk funksionoi”.

Megjithatë, trajneri i Suedisë kujtoi se skuadra e tij ka pasur rezultate pozitive më herët: “Kemi fituar tetë nga dymbëdhjetë ndeshjet e fundit që nga shtatori 2024. Kjo humbje është një pengesë, por nuk do të na ndalë. Ne ëndërrojmë për Kupën e Botës dhe do të gjejmë një mënyrë për të arritur atje”.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Tomasson përsëriti se është jashtëzakonisht i zhgënjyer, ashtu si edhe lojtarët, por ka besim se Suedia do të rikthehet: “Nuk duhet të harrojmë se na munguan disa lojtarë. Do të gjejmë rrugën drejt Kupës së Botës”.

Fitorja e Kosovës ndaj suedezëve u cilësua një sukses i madh, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Franco Foda tri pikë të rëndësishme në grupin kualifikues.

Tags: KosovasportSuediaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë, i cilëson raportimet si spekulime

GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë, i cilëson raportimet si spekulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën