TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trajneri i FCSB-së hedh poshtë shqetësimet për sigurinë në Kosovë: “Kam përshtypje fantastike”

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Trajneri i FCSB-së hedh poshtë shqetësimet për sigurinë në Kosovë: “Kam përshtypje fantastike”

Skuadra e njohur rumune, Steaua e Bukureshtit, ka mbërritur në Kosovë, ku nesër do të ndeshen me kampionen e Kosovës, Dritën.

Kjo ndeshje i përket raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Kjo përballje pritet të jetë shumë e fortë dhe vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion prestigjioz europian.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Bukuresht, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të rumunëve, ndërsa trajneri i Steuas, Elias Charalambous, në konferencë për shtyp tha se i pret një ndeshje tejet e vështirë.

Trajneri qipriot e vlerësoi shumë Dritën, teksa për ekipin e tij tha se nuk është ardhur për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojë me stilin e lojës që ata e bëjnë.

“Presim ndeshje të fortë kundër ekipit të organizuar. Ndeshja nesër është 50 me 50. E kemi analizuar ndeshjen e parë për të parë se ku kemi pasur vështirësi dhe të përmirësojmë gabimet tona. Nga loja e parë ne pranuam dy gola të lehtë, dhe shpresoj të jemi përmirësuar aty. E përsëris, ndeshje e vështirë. Duhet të shënojmë gol, nuk kemi ardhur të mbrohemi.”

Një temë që u diskutua ishte edhe siguria dhe pritja në Kosovë, ku trajneri i Steuas hodhi poshtë lajmet e fundit në mediat rumune që e paraqisnin Kosovën si një vend të rrezikshëm.

Në të kundërtën, ai tha se për Kosovën, që nuk është hera e parë që e ka vizituar, ka vetëm fjalë të mira.

“Kam përshtypje fantastike prej kur kemi zbritur në Kosovë, kemi takuar dashamirësi nga të gjithë. Njerëzit na kanë mirëpritur siç është më së miri që nga fillimi. Deri më tani, për Kosovën kam vetëm fjalë të mira për të thënë. Këtu ka luajtur edhe Rumania dhe nuk ka asnjë problem. Gjithçka po ecën mirë, e Kosova po përparon dita-ditës.”

Në fund, trajneri 44-vjeçar lavdëroi cilësinë e futbollit kosovar dhe “brumin” që prodhon kampionati vendor, duke veçuar lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin rumun.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të përfshijë në skuadër ndonjë futbollist të Dritës.

“Ka shumë lojtarë nga Kosova në Rumani, edhe ata tregojnë se vlejnë, por në këtë moment nuk e kam ndërmend ndonjë lojtar të Dritës. Do të shohim më vonë, ndoshta pas ndeshjes.”

Në përballjen me Steuën e Bukureshtit, një klub me traditë dhe përvojë të madhe në kompeticionet europiane, Drita do të luajë në shtëpi me përkrahjen e zjarrtë të tifozëve të saj, të cilët pritet të krijojnë një atmosferë fantastike në stadium.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Ballkani vazhon me përforcime

Ballkani vazhon me përforcime

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën