TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedia në Koçan -17 zyrtarë policorë dhe 52 persona të tjerë janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Tragjedia në Koçan -17 zyrtarë policorë dhe 52 persona të tjerë janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë

Prokuroria për e krimit të organizuar ka zgjeruar hetimin për zyrtarët policorë në lidhje me tragjedinë në Koçan, në të cilën e humbën jetën 61 persona, mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan. Janë arrestuar edhe 7 policë dhe inspektorë të MPB-së. Me këtë, numri i zyrtarëve policorë të përfshirë në hetim ka shkuar në 17. Të përfshirët janë nga rrethi i Koçanit dhe Shtipit, ndërsa dyshohen se kanë dhënë pëlqim se kabareja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të komunikacionit, edhe pse realisht nuk i ka plotësuar. Veprimi i tyre i ka mundësuar kabaresë që të marrë dritë jeshile për punë.

Hetim të veçantë për tragjedinë, po kryen edhe Prokuroria Themelore Publike e Koçanit. Procedura hetimore deri më tani përfshin gjithsej 52 persona fizik dhe 3 juridik. Harku kohor i hetimit, përfshin është prej vitit 2012 kur është hapur diskoteka e deri në mëngjesi ne kobshëm të 16 marsit të këtij viti. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit gjatë kësaj periudhe me veprimet ose mosveprimet e tyre, kanë lejuar që të funksionojë kabareja edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet minimale teknike për mbrojtje kundër zjarrit, dokumentacionin, por edhe rregullat e tjera, sidomos në aspektin e lejimit të futjes në objekt të personave nën moshën 18-vjeçare. Për këtë, në hetim është i përfshirë pronari joformal i kabaresë “Pulse” Dejan Jovanovski – Deko, bashkë me djalin e tij, por edhe pjesëtarët e stafit të sigurimit të objektit. Gjithashtu, sipas njoftimeve të Prokurorisë, janë të përfshirë edhe dy anëtarë të grupit muzikor “DNK”, të cilët mbrëmjen tragjike kanë performuar. Hetimi, është zgjeruar edhe në aspektin e përgjegjësisë së drejtuesve dhe përgjegjësve të institucioneve në 13 vitet e fundit.

Në mesin e të dyshuarve janë tre ish kryetarë të Komunës së Koçanit, duke përfshirë edhe kryetarin në kohën kur ndodhi tragjedia Lupço Papazov. Në listë janë edhe katër ish ministra të Ekonomisë, konkretisht Kreshnik Bekteshi, Driton Kuçi, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini. Po hetohen drejtorët që kanë shërbyer në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke filluar nga Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami. Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish drejtorët e Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski dhe Viktor Demerxhiev.

Hetimi, sipas paralajmërimeve do të vazhdojë edhe dy muaj, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe më tej të zgjerohet. Për shkak të vëllimit të madh të lëndës, Prokuroria ka marrë në pyetje qindra dëshmitarë. /Alsat.mk

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën