TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Komuna e Prishtinës nuk ka arritur që të paguaj 2.7 milionë euro Trafikut Urban që nga muaji korrik. Për këtë nga kjo ndërmarrje kanë paralajmëruar pezullim të punës që nga java e ardhshme. Nga Komuna kanë thënë se nuk kanë buxhet për të paguar borxhin e akumuluar. E të shqetësuar me këtë paralajmërim janë shprehur qytetarët.

by Doresa Geci
3 muaj ago
3 1
A A

Nga pjesa e Hajvalisë, çdo ditë, Habib Plakiqi vjen në qendër të Prishtinës.

90 vjeçari përdor linjat e Trafikut Urban për të kryer shërbimet e përditshme që i ka.

Por nga e hëna, ai nuk do të mund të përdor autobusët pas paralajmërimit për pezullim të transportit publik nga ndërmarrja “Trafiku Urban”.

Ai thotë se kjo do ia vështirësojë lëvizjet atij nga periferia në qendër të qytetit.

“Këqyre me kërryle jam, pa autobus nuk mundem me lëvizë, nuk ke pushtet çfarë të dojnë le të bëjnë”, tregon Plakiqi.

Por jo vetëm këtij të moshuari, edhe shumë qytetarë të tjerë shprehen të shqetësuar rreth këtij paralajmërimi.

“Po e përdori, qe qitash me linja të “Trafikut Urban” kam udhëtuar, kjo është një pengesë shumë e madhe për popullatën, ata duhet gjithqysh me bë një zgjidhje”, tregon Abdurrahman Vitija.

“Jo të mjeku, jo me ble barnat, se po ka diferenca diku me shtrenjtë diku me lirë, e vështirësi ka me pas shumë”, thotë qytetari Naman Sijarina.

“Në këmbë  nuk mundem me udhëtu prej periferie. Për çdo ditë e shfrytëzojmë përveç të dielave”, shprehet një qytetar tjetër.

Nga ndërmarrja “Trafiku Urban kanë paralajmëruar se nga java e ardhshme do të ndërpriten të gjitha linjat për shkak të vonesave në pagesë që nga muaji korrik.

“N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes. Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Nga kjo ndërmarrje kanë bërë të ditur për tëvë1, se borxhi total që komuna e Prishtinës u ka, kap shifrën mbi 2.7 milionë euro.

E nga Komuna thonë se nuk alternativa për zgjedhjen e problemit për shkak të bllokimit të buxhetit.

“Kryeqyteti prej muajit korrik është mundu me gjetë forma alternative, një borxh i akumuluar i cili ka mbërrirë në atë pikën ku nuk ka mundësi më me vazhdu dhe ku komuna nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj edhe ndërrmarrjeve edhe transportuesit privat dhe kemi mbërritur në atë pikën ku na njoftuan që shërbimet do na i ndërpresin javën tjetër”, tha zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci.

Bllokimi i buxhetit, sipas zëdhënësit të Komunës, ka sjellë edhe probleme të tjera në kryeqytet.

“Sfida financiare nuk e përfshijnë vetëm trafikun në kryeqytet kemi telashe të ndryshme në projektet ekzistuese, projekte të cilat do të vijnë dhe realisht në të gjitha shërbimet komunale që jepen për qytetarët. Kemi njoftimin që është ndërprerë energjia elektrike në tri shkollat dhe në dy kopshte në kryeqytet kemi një numër të fëmijëve që nuk do të marrin atë shërbimin bazik”.

Shkak i bllokimit të buxhetit, Shkolla “Xhemajl Mustafa”, shkolla “Iliria” dhe shkolla e Gjelbër si dhe dy institucionet parashkollore në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën