TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tradita e vjetër e gështenjave në Deçan që bashkon qytetin çdo vjeshtë

Në qytetin e Deçanit, në qendrën rinore “Fetnet Ramosaj”, u mbajt edicioni i 7-të i “Ditës së Gështenjës”, një ngjarje që tashmë është kthyer në traditë për banorët e kësaj ane. Çdo vit, fermerë, dhe qytetarë mblidhen për të festuar prodhimet e tyre, dhe për të promovuar kulturën e punës në fshat.

by TËVË 1
5 muaj ago
1 0
A A

Në mesin e aromës së gështenjave të pjekura dhe zhurmës së panairit, qendra rinore “Fetnet Ramosaj” në Deçan u mbush plot.

E pjesë e këtij manifestimi në nder të “Ditës së Gështenjës” në këtë qytet, është edhe kjo 84-vjeçare.

Nife Kuqi tregon me krenari punën e saj shumëvjeçare.

Kahere unë e boj gati që 50 vite, para lufte shumë, kqyri gështenjat, nuk kom mujt me dal shumë këtë vit, jom dal pak po jom dal, se 84 vjet po nuk muj mu duru mos me dal se thom s’muhna edhe ma zi”, deklaroi Kuqi.

Për Kadri Mujajn e Shkendrit Ramosjan, kjo ditë është më shumë se një panair.

Kjo ditë është shumë e veçantë sidomos për bujqit, sepse i promovojmë prodhimet tona nga fshati….Shumë është e veçantë është Dita e Gështenjës, këto janë gështenja të Deçanit, sot i kemi çit këtu për me i pjek dhe me i shpërnda gratis”, tha Ramosaj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe një artist që kishte ardhur nga New York-u.

“Unë prej Neë Yorkut e bona një udhëtim që të jem prezent këtu, të bëjmë një kontribut për këtë vend të bukur të Deçanit. Është e para herë që po vi por i kam taku shokët mbas 50 viteve që ishim në Shkollë të mesme”, deklaroi Cano – artis nga Ulqini.

Rreth kësaj ngjarje disa fjalë i pati edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Është ditë e veçantë, sepse përtej simbolikës, ne kemi një falënderim për frutën e gështenjës, sepse dikur ka ndikuar në ekonomitë tona familjare dhe jemi shkolluar dhe veshmbathur me këtë produkt”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili vlerësoi përkushtimin e deçanasve.

“Fermerët e Deçanit, njerëz punëtorë me të cilët krenohemi që e kanë mbajtur këtë popull në kohërat e vështira dhe na kanë mbajtur në kohën e luftës me bukë e me krejt çka na u ka dashur. E vërtetë është që gështenja e Deçanit, unë mendoj që nuk ka si kjo në botë”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë edicion të 7-të të këtij panairi, përveç gështenjave, aty u ekspozuan edhe produkte të tjera vendore si mjaltë e punime tradicionale.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Shoferi i autobusit dyshohet se humbi kontrollin, 14 persona të lënduar në aksident

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Klinë

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën