TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tottenhami e Liverpooli, në formë të mirë para derbit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tottenhami e Liverpooli, në formë të mirë para derbit

Tottenhami dhe Liverpooli po kalojnë formë të shkëlqyer në fillim të këtij edicioni.

Të dyja këto skuadra do të ballafaqohen mes vete të shtunën, në ndeshjen derbi të xhiros së shtatë të elitës së futbollit anglez. Ndeshja Tottenham – Liverpool nis në orën 18:30. Fitorja e Tottenhamit 4:1 në “Wembley” në tetor të vitit 2017, ka qenë triumfi i vetëm i kësaj skuadre në 23 ballafaqimet e fundit me Liverpoolin në të gjitha garat. Liverpooli i drejtuar nga trajneri Juergen Klopp, nuk di për humbje në stadiumin e Tottenhamit, duke i fituar tri ndeshje dhe barazuar një herë në katër vizitat e fundit.

Tottenhami po synon që ta vazhdojë serinë e gjashtë ndeshjeve pa disfatë në fillim të këtij edicioni të Premier Leagues. Do të ishte hera e tretë që e përsëritë këtë sukses.

Që nga ardhja e trajnerit Ange Postecoglu, skuadra e Spursit është përmirësuar dukshëm. Postecoglu nuk di për humbje në 40 ndeshje në shtëpi, përfshirë këtu edhe ato që drejtonte Celticun. Ka fituar 35 ndeshje dhe ka barazuar pesë herë në ndeshjet e ligës. Postecoglu përballë do ta ketë Liverpoolin e Kloppit, që po ashtu po kalon formë fantastike në elitën angleze. Ka 17 ndeshje pa disfatë. Humbjen e fundit në ligë, Liverpooli e ka pësuar në prill të vitit të kaluar nga Manchester City. Liverpooli, po ashtu është në seri prej shtatë fitoreve rresht në të gjitha garat, me 20 gola të shënuar.

Liverpooli është i dyti në tabelë me 16 pikë, dy më pak se lideri Manchester City.

Tottenhami në pozitën e katërt ka 14 pikë. Xhiron e shtatë, të shtunën e hap ndeshja ndërmjet Aston Villas dhe Brightonit nga ora 13:30. Arsenali luan në udhëtim te Bournemouthi nga ora 16:00. Në këtë orar luan edhe Manchester Unitedi me Crystal Palacen, kurse Wolverhamptoni e pret Manchester Cityn. Kjo xhiro mbyllet të hënën, me duelin Fulham – Chelsea.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët, me reshje shiu dhe bore në zonat malore

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën