TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Torres: Serbia nuk duhet të tolerohet për destabilizimin që po shkakton në rajon

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kongresisti amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO s’ka qenë kurrë më urgjent

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres vlerëson se Serbia nuk duhet të tolerohet për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke përfshirë shkeljen e sovranitetit të Kosovës.

Sipas tij, Kosova është lider në demokracinë rajonale dhe nuk duhet të ndëshkohet.

“Kosova po bëhet më demokratike, ndërsa Serbia po bëhet më autokratike. Kosova është aleate e palëkundur me Perëndimin, ndërsa Serbia është në thelb një satelit në orbitën e Rusisë”, tha ai për Euronews Albania

Kur u pyet pse mendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ashpër ndaj Prishtinës, Torres tha se do të dëshironte të kishte një përgjigje, por është e qartë që Perëndimi po ndjek “një qasje të njëanshme që favorizon Serbinë dhe diskriminon Kosovën”.

“Pse duhet Shtetet e Bashkuara t’i kërkojnë Kosovës të heqë dorë nga kryetarë të zgjedhur në mënyre demokratike, një akt nëpërmjet të cilit ushtrohet sovraniteti kombëtar, pa dënuar Serbinë për nxitjen e padrejtësisë në veri?”, tha ai.

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan më 26 maj kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore u përpoqën të hynin në zyrat komunale.

Protesta dhe dhuna shpërthyen në komunat veriore dhe mbi 30 trupa të NATO-s u plagosën, së bashku me gazetarë, protestues dhe policë.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej me arrestimin e tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës dhe dërgimin e tyre në Serbi.

“Vëreni se si Bashkimi Europian nuk ka thënë asgjë për arrestimin e policëve kosovarë nga regjimi serb. Pra, ka perceptim të një standardi të dyfishtë brenda diasporës shqiptare dhe në mesin e zyrtarëve që e mbështesin diasporën shqiptare, siç jam unë,” tha Torres.

Ai e quajti heshtjen nga BE “të pashpjegueshme”.

“Heshtja e Bashkimit Europian është shurdhuese dhe e pashpjegueshme për mua. Çfarë do të fitojë Perëndimi nga një politikë pajtimi me një Serbi autokratike, duke izoluar Kosovën demokratike?” pyeti ai.

Torres theksoi që Kosova konsiderohet demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Sipas vlerësimeve të pavarura, Kosova është kaq demokratike sa ka siguruar një grant prej më shumë se 200 milionë dollarësh nga Korporata amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit, që është njohje e përparimit që Kosova ka bërë drejt mirëqeverisjes, ndërsa Serbia po lëviz në drejtim krejt të kundërt,” vijoi ai.

Torres gjithashtu tha se Serbia ka refuzuar herë pas here të ndëshkojë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin për “pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”.

Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nëse do të kishte mundësi, Ritchie tha: “Do ju thoja të dyja palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por do të isha i qartë ndaj Serbisë që nuk do ta tolerojmë aspak destabilizimin që po shkakton në veri.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Prokruroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 4 personave për kontrabandim me migrantë nga Bangladeshi, Pakistani, Siria

FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”

FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

“Mesditë”-19.12.2025

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën