TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tornadot godasin ShBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Tornadot godasin ShBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa, si dhe duke lënduar disa njerëz, njoftuan autoritetet.

Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.

Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por jo për të vdekur.

Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado e goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj kur 70 njerëz ndodheshin brenda saj. Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, thanë autoritetet, shkruan REL.

“Ekipet e emergjencës janë duke i kontrolluar shtëpitë e dëmtuara dhe po ndihmojnë me qytetarët e lënduar”, tha Policia e Omahas në rrjetin social X.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale e shfaqën qytetin e vogël Minden, në Ajova, të dëmtuar rëndë nga tornadot.

Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë në Nebraska, sipas autoriteteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri shumë paralajmërime për tornado në disa shtete të Amerikës të premten, duke i paralajmëruar ato se stuhitë e fuqishme do të vazhdonin edhe të shtunën.

Tornadot janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Tags: NebraskaSHBAtornado
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Haxhiu nga BIK: Fitër Bajrami forcon vlerat e paqes dhe solidaritetit

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Fitër Bajrami, simbol i solidaritetit, faljes dhe unitetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën