TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tëvë1 nis rrugëtimin…

by tëvë1
5 vjet ago
1
A A
Tëvë1 nis rrugëtimin…

Si rezultat i një pune dinamike disamujore të një grupi profesionistësh me përvojë shumëvjeçare, nga sot (22.02.2022) tregu medial i Kosovës u pasurua me dy projekte të reja të mëdha: me televizionin Tëvë1 dhe me portalin e lajmeve Teve1.info.

Jemi të vetëdijshëm se në Kosovë dhe në hapësirat gjithëshqiptare asnjëherë nuk ka pasur më shumë kanale televizive dhe medie online, por nëse shtrohet pyetja nëse në treg ka mjaftueshëm media serioze prej të cilave mund të informohesh drejtë, atëherë përgjigja del negative.

Bazuar në këtë, Tëvë1 dhe Teve1.info mëtojnë të jenë hapësira ku lajmi do të jetë vetëm lajm, ndërsa analiza e bazuar në mendim dhe kritikë objektive.
Projekti ynë do të jetë zëri Juaj dhe i familjeve Tuaja, meqë do të plasojmë gjërat me vlerë, për interesin Tuaj. Ndërsa, me një skemë të pasur programore dhe transmetim 24 orësh, do të jemi përkrah të gjitha grupmoshave e kategorive shoqërore – qofshit Ju në Kosovë apo në diasporë.

Ne pajtohemi me atë që e thonë ekspertët e gazetarisë botërore, se sot nuk mjafton që të japësh lajmet e ditës që janë të njohura për të gjithë, prandaj do të ofrojmë kontekst, perspektivë dhe analizë që të mund t’u hynte në funksion të krijimit të një gjykimi rreth apo mbi atë që po ndodhë në vend e më gjerë.

Në këtë mision, jeni Ju që mund të ndihmoni në prodhimin e informacionit duke raportuar për problemet, sukseset, dështimet, nevojat, konfliktet, parregullsitë e për çka jo tjetër.
Më shumë se debate politike, ne do të ofrojmë emisione me karakter argëtues, edukativ, aso që nxisin betejën në dije, emisione sportive, pa lënë anash as ato që kanë të bëjnë me ekonominë.
Ekipi i portalit do të përkujdeset që t’u informojë në kohë reale për zhvillimet në vend e më gjerë dhe t’ua shpalos punën që bëhet nga ekipi i televizionit.
Lajmet dhe raportet në teve1.info do të jenë me autorësi, e jo “copy paste”.

Gjithçka që do të shihni në ekranet e televizioneve tuaja, e që është nën logon “tëvë1”, do të jetë rezultat i punës së producentëve, organizatorëve, kreatorëve, regjisorëve, realizatorëve, montazhierëve, kameramanëve, ndriçuesve e tonistëve si dhe ekspertëve të IT-së e të dizajnit.

Na ndiqni në këta numra: 7- Telkos, 11- IPKO dhe 7- Telekom.

Ecim së bashku…

Tags: Teve1transmetimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën