tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kurti përshkruan si ndodhi dhe qëllimin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari

tëvë1 nga tëvë1
22/01/2023
A A
Kurti përshkruan si ndodhi dhe qëllimin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari
Share on FacebookShare on Twitter

Kurti ka shkruar se  qëllimi kryesor ishte vrasja e heronjve Adem e Hamëz Jashari por pa u kursyer familjarët e tjerë.

Kurti ka potencuar se një ditë përpara sulmit, aktin e ndjeu Hamëz Jashari.

“Siç ka rrëfyer ai, natën që i parapriu sulmit, Hamza i kishte thënë : “Unë e di mirë që ne jemi në thumb dhe kurdoherë që të kenë mundësi ata do t’na sulmojnë me tërë fuqinë, për t’na shkatërruar dhe për t’na zhdukur nga faqja e dheut. Por, ne kemi vendosur që tu kundërvihemi dhe të bëjmë rezistencë deri në vdekje, me të gjithë anëtarët e familjes dhe kurrsesi të gjallë mos t’u bijmë në dorë dhe aspak nuk ua kemi frikën atyre.”, ka shkruar Kurti.

Kurse, të nesërmen siç ka shkruar Kurti, fjalët e Hamzës i kishin dalë të sakta teksa forcat serbe sulmuan familjen.

“E nesërmja i provoi për të vërteta fjalët e Hamzës: pritjet për sulm dolën të kishin qenë reale, kurse vendosmëria për rezistencë u sprovua nga luftimet që Hamza i bëri në përballje të drejtpërdrejtë duke shtirë dhe hedhur bomba dore mbi policët. Teksa predhat dhe plumbat po godisnin gjithandej nëpër shtëpitë e tij, nga oda, Shaban Jashari bashkë me tre nipat e tij fare të rinj në moshë, Fitimin (17), Kushtrimin (13) dhe Besimin (16), iu përgjigjën me armë automatike trupave policore speciale të Serbisë, që tentuan të hyjnë edhe brenda shtëpive”, shkruan tutje lideri i ekzekutivit.

“Përkulje me nderime të thella për qëndresën e Jasharëve të Prekazit, duke kujtuar sulmin e dytë të policisë serbe mbi ta, më 22 janar 1998, në këtë përvjetor të 25-të të tij”, ka përfunduar kryeministri. /teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Arrestohen 5 persona për marrje me prostitucion

01/02/2023
Arrestohet në Shtime personi i kërkuar nga Policia
LAJMET

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një vajzë

01/02/2023
Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve
LAJMET

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

01/02/2023
Kusari: Zgjedhja e Gërvallës, kapje e RTK-së nga partia në pushtet
LAJMET

Kusari: Brenda pak orësh RTK u shkatërrua, edhe pse ishte rrugës për t’u depolitizuar

01/02/2023
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove
LAJMET

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove

01/02/2023
Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë
LAJMET

Arrestohet një person në Mitrovicë për vjedhje të rëndë në tentativë

01/02/2023

Arrestohen 5 persona për marrje me prostitucion

01/02/2023
0

Pesë persona janë arrestuar të martën në Prizren me dyshimin e marrjes me prostitucion. “Raportohet se me datë 31.01.2023 janë...

Arrestohet në Shtime personi i kërkuar nga Policia

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se dhunoi një vajzë

01/02/2023
0

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se dhunoi një vajzë. Në raportin 24 orësh...

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja do t’i jap edhe 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

01/02/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila...

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

Përfaqësuesit e bizneseve protestojnë para Komunës së Prishtinës, iu rrit çmimi i qirasë së lokaleve

01/02/2023
0

Përfaqësues të bizneseve dhe punonjës në Prishtinë të cilët i shfrytëzojnë me qira lokalet nga Ndërmarrja Publike Banesore, kanë protestuar...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.