TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krasniqi: Mungesa e perspektivës nga pushteti i paaftë po e zbrazë Kosovën

nga tëvë1
18 Shkurt, 2023
0
A A
Krasniqi: Mungesa e perspektivës nga pushteti i paaftë po e zbrazë Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të abstenojë nga përgjegjësia që i takon.

Krasniqi në Facebook tha se pas shumë takimeve që ka pasur gjatë javës së Pavarësisë dhe nevojave të shumta që kanë qytetarët e Kosovës, sipas tij, duhet diqka më shumë sesa reflektimi.

I pari i PDK-së, tha se në qeverisjen Kurti nuk po shohim adresim të këtyre nevojave e siç tha ai nuk po shohim madje as përpjekje.

“Ndonëse dje shënuam Ditën e Pavarësisë me ceremoni solemne e me ftesë për reflektim e unitet në të cilin besojmë, përballë këtyre kërkesave të drejta e të duhura të të rinjve e të rejave të Kosovës, duhet diçka shumë më shumë sesa reflektimi. Shteti ynë nuk mund të abstenojë nga përgjegjësia që ka ndaj tyre. Fatkeqësisht, nën qeverisjen e Albin Kurtit, jo vetëm që po shohim abstenim për adresimin e këtyre nevoja, por nuk po shohim as përpjekje. Krejt përkundrazi”, ka thënë ai.

Madje sipas Krasniqit, qytetarët e Kosovës nuk mund të shpresojnë në të ardhme të mirë përderisa siç tha ai, ambasadori Martin Berishaj, merret në mbrojtje përkundër skandaleve.

Teksa theksoi se mungesa e perspektives, si pasojë e një pushteti të paaftë, sipas tij,  është duke e zbrazur Kosovën.

“Qytetarët tanë dhe gjeneratat e reja, si ajo e periudhës së pavarësisë, nuk mund të shpresojnë në të ardhme më të mirë, përderisa një Ambasador si Martin Berishaj, që del se është pjesë e skandaleve ndërkombëtare të mafisë energjetike rajonale, jo vetëm që nuk shkarkohet, por merret në mbrojte nga pushteti. Kosova, nuk mund të jetë vend me perspektivë, përderisa pushtetarët strehojnë protagonistë të aferave mafioze.Kosova nuk mund të jetë vend me perspektivë, përderisa inflacioni ju bie si barrë e papërballueshme familjeve kosovare, ndërsa qeveria nuk ka ide se si ta zhbllokojë ekonominë. Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt e të qëndrueshme për një vend si Kosova, që ka potencial për të eksportuar energji, e nga keqqeverisja përfundon në terr, ndërsa qytetarët paguajnë faturat më të shtrenjta në rajon. Nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme e as demokratike, në një vend ku pushteti paragjykon drejtësinë dhe sulmon mediat e lira. Kjo mungesë perspektive, si pasojë e një pushteti të paaftë, sot është duke e zbrazur Kosovën”, tha ai.

Tutje ai shtoi se kjo nuk është e ardhmja që qytetarët e duan për atdheun e tyre.

“E kjo nuk është e ardhmja që qytetarët e duan për atdheun e tyre dhe as e ardhmja për të cilën ata kanë sakrifikuar. E ardhmja e Kosovës duhet të jetë një tregim krejtësisht ndryshe. Jetësimin e asaj të ardhmeje duhet ta nisim tani dhe pa vonesë, së bashku, me dashuri e përkushtim për Kosovën e fëmijëve tanë”, shtoi Krasniqi./teve1.info./

Tags: KosovaMemli Krasniqipaaftesia e pushtetitzbrazja e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Qëllimi i vizitës së Trendafilovës në Kosovë është që ta destabilizojë Kosovën

Gucati: Qëllimi i vizitës së Trendafilovës në Kosovë është që ta destabilizojë Kosovën

OVL kundërshton ardhjen e Trëndafilovës/ A do t’i shkojë Kurti Osmanit në takim?

OVL kundërshton ardhjen e Trëndafilovës/ A do t’i shkojë Kurti Osmanit në takim?

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X