Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Hovenier uron 14-vjetorin e Pavarësisë: Duam njohje të ndërsjellë me Serbinë, pa sakrifikuar sovranitetin apo shkelur Kushtetutën e Kosovës
    LAJMET 16/02/2022

    Hovenier uron 14-vjetorin e Pavarësisë: Duam njohje të ndërsjellë me Serbinë, pa sakrifikuar sovranitetin apo shkelur Kushtetutën e Kosovës

    Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, përmes një letre ka uruar Kosovëm për 14 vjetorin e pavarësisë.  
    Facebook Twitter Email

    Ai ka thënë se të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj.

    “Kosova sot feston 14 vjet pavarësi – 14 vjet si vend sovran dhe si partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që e quajmë Kosovën partnere dhe mike”, tha ambasadori.

    Hovenier, duke thënë se partnerët i ndihmojnë njëri-tjetrit, tregoi për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës, përfshirë rastin me pandeminë COVID-19.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Kosovën me doza të vaksinës anti-COVID, në vlerë 10 milionë dollarë.

    “Për këtë arsye ishin aq të lumtur që javën e shkuar patëm mundësinë të ndajmë edhe gjysmë milioni të dozave të sigurta, efektive në luftën tonë të përbashkët kundër Covid-19. Gjithsej, populli amerikan i ka dhuruar më shumë se një milion doza të vaksinave dhe pothuajse 10 milionë dollarë ndihmë për t’ju mbajtur juve dhe familjeve tuaj të shëndetshëm dhe të sigurt”, tha tutje.

    Po ashtu ambasadori premtoi partneritet të qëndrueshëm Amerikë – Kosovë.

    “Përderisa e festojmë bashkërisht këtë ditë të shënuar, ju premtoj se partneriteti i qëndrueshëm që e gëzojmë në mes të dy vendeve tona – Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës  – do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme”, u shpreh Hovenier.

    Në fund ambasadori amerikan ripërsëriti deklarimin e tij se SHBA-ja mbështet dialogun me arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë pa sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, apo shkelur kushtetutën e saj.

    “Si do ta bëjmë këtë? Së bashku! Së pari, duke e mbështetur përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE- ja. Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë PA sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj”, pohoi ai.

    Ambasadori përmendi tri pika të qëndrueshme që sipas tij do të krijohet progres në Kosovë, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

    “Së pari, nënkupton vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të Forcës  së Sigurisë së Kosovës në forcë shumetnike, forcë tokësore mbrojtëse të ndërveprueshme me NATO-n, e cila jo vetëm që është e aftë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por që gjithashtu, ashtu siç tashmë e demonstruar, kontribuon në misionet e përbashkëta të sigurisë globale dhe mbështet reagim efikas ndaj fatkeqësive natyrore.

    Së dyti, duke mbështetur përpjekjet drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, ne dëshirojmë ta ndihmojmë Kosovën përderisa vazhdon të ndërtojë institucione publike të qëndrueshme, efikase që ofrojnë shërbime dhe ndajnë drejtësi në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët përderisa njëkohësisht çrrënjosin korrupsionin.

    Së treti, dhe në fund, do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë përderisa ndërtoni ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike. Një ekonomi që i jep përparësi diversifikimit të burimeve të energjisë dhe që ka furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike; që krenohet me një sektor të fortë privat; tërheq investime të huaja të drejtpërdrejta; mbron mjedisin; dhe ruan talentin inovativ. Pra, sot, qëndrojmë përkrah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për të gjitha të arriturat dhe mirëpresim mundësitë për t’ju mbështetur përderisa i shfrytëzoni mundësitë që i keni përpara”.

    “Pra, sot, qëndrojmë përkrah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për të gjitha të arriturat dhe mirëpresim mundësitë për t’ju mbështetur përderisa i shfrytëzoni mundësitë që i keni përpara. Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë”, tha ambasadori amerikan Hovenier në letrën e tij.

    17 shkurti Ambasadori amerikan dialogu Hovenier Pavaresia SHBA
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.