TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

Një tjetër largim nga përfaqësuesja e Kosovës U21.

Dion Berisha i cili luajti 24 minuta për Kosovën U21 në ndeshjen ndaj Polonisë dhe dhjetë minuta kundër Gjermanisë në muajin e kaluar, nuk do të paraqitet më në asnjë ndeshje për Shpresat e Kosovës.

Berisha të mërkurën është përfshirë në listën e Shqipërisë U21 për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025” kundër Finlandës dhe Malit të Zi.
Berisha 20-vjeçar është pjesë e ekipit të dytë të Bayernit, ndërsa në total për shpresat e Kosovës ka të zhvilluara katër ndeshje, derisa ka edhe një gol të shënuar.

Poashtu ai a luajtur edhe për Kosovën U17 dhe U16, por nga ky muaj, ai do ta përfaqësojë Shqipërinë. Është ky largimi i radhës i lojtarëve nga grupmoshat e reja të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Në listën e selektorit Alban Bushit është edhe Enis Shabani. Shabani, i cili edicionin e kaluar debutoi në Bundesligë me Mainzin dhe ka luajtur për U19 të Gjermanisë, Kosova kishte shprehur interesim mirëpo tani 20-vjeçari i cili luan për ekipin e dytë të Mainzit është pjesë e shpresave kuqezinjve.

“Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Enis Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II)”, shkruhet në njoftimin e Federatës shqiptare.

Shqipëria U21 luan më 13 tetor në udhëtim te Finlanda, ndërsa katër ditë më vonë e pret Malin e Zi. Bushi për këto ndeshje që i takojnë Grupit E kualifikues, ka ftuar 24 futbollistë, përfshirë edhe Medon Berishën e Adrion Pajazitin, të cilët në të shkuarën kanë luajtur për Kosovën U21.

Shqipëria U21 po synon kualifikikimin në Evropianin e vitit 2025 dhe pas dy ndeshjeve të luajtura deri më tani në këtë cikël eliminator, ka shënuar dy fitore dhe me gjashtë pikë të mbledhura i prin grupit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën