TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

by tëvë1
3 muaj ago
6
A A
Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Autor:Dr. Fidan Mustafa

Në një periudhë ku dinamikat diplomatike vendosin në mënyrë direkte të ardhmen e shtetësisë së një vendi, mënyra si formohet opinioni publik përbën një front të rëndësishëm të përplasjes politike.

Një titull që asociohet me njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe e shoqëron këtë asociacion me imazhe të konfliktit dhe ekstremizmit nuk është thjesht një gabim gazetaresk, por pjesë e një fenomeni të rrezikshëm: përdorimi i mediave si armë për delegjitimimin e shtetit të Kosovës.

Narrativat që lidhin njohjen e Kosovës me elemente të dhunës apo kriminalitetit përdorin teknika të përsëritura të manipulimit: shoqërim simbolik (arme, flamuj të grupeve ekstremiste), terminologji që nënkupton pasiguri dhe citime selektive që krijojnë perceptim negativ. Kur këto mesazhe vijnë nga portale lokale, efekti është dyfish: ndikim në opinionin vendas dhe përforcim i rrjeteve të dezinformimit qe BIA serbe dhe shërbimi rus përdorin për të qarkulluar narrativat e tyre kundër Kosovës në rajon dhe më gjerë.

Ky shkrim tashme ka një motiv të qartë. Në mungesë të një deklarate të drejtpërdrejtë nga aktoret zyrtare në Beograd apo Moskë, disa portale të brendshme në Kosovë bëjnë punën e tyre. Këta “pinjolla mediatike” brenda Kosovës po përçojnë mesazhet e inteligjencës serbe dhe asaj ruse, duke i shpërndarë në formën e lajmeve, opinioneve apo analizave te shtrembëruara. Disa e bëjnë nga padija, por disa të tjerë janë bashkëpunëtorë  të qëllimshëm të rrjeteve të ndikimit, që veprojnë për të minuar kredibilitetin diplomatik të shtetit. Qëllimet e tyre janë të shumta: pengimi i njohjeve te reja, rritja e tensioneve politike, krijimi i frikës dhe destabilizimi i perceptimit publik për Kosovën.

Narrativa e zezë dhe e përsëritur e këtyre portaleve zbeh sukseset diplomatike, gërryen besimin e qytetareve ndaj institucioneve dhe krijon konfuzion kolektiv. Ne planin e brendshëm, kjo nxit mosbesim ndaj shtetit dhe solidaritetit qytetar; ne planin ndërkombëtar, tituj të tillë bëhen reference për ata që duan ta paraqesin Kosovën si shtet të dështuar.

Gazetaria e lirë dhe kritike është vlerë e demokracisë, por kur ajo kthehet ne vegël te propagandës se huaj, ajo humbet misionin e saj dhe behet armik i së vërtetës. Ne momentin që një gazetar apo portal fillon të përhap narrativa të fabrikuara nga BIA apo shërbimi rus, ai nuk është më gazetar, por aktivist i paguar apo i përdorur. Dhe në një kohë kur fjala ka po aq peshë sa arma, kjo përben kërcenim serioz për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Rekomandime urgjente për institucionet e sigurisë në Kosovë:

  1. Strategji kombëtare për sigurinë informative: të krijohet një task-forcë që monitoron fushatat e dezinformimit, identifikon burimet e tyre dhe bashkëpunon me mediat e pavarura për ngritjen e kapaciteteve profesionale.

 

  1. Edukimi mediatik i publikut: programet në shkolla dhe fushata publike që u mësojnë qytetareve si te dallojnë lajmet e fabrikuara dhe si të mendojnë në mënyrë kritike
  2. Forcimi i etikes gazetareske: kode të përditësuara dhe struktura vetërregulluese që ndalojnë manipulimin editorial dhe dezinformimin e qëllimshëm.
  3. Transparence në pronësi dhe financim: rregulla të qarta për deklarimin e pronareve të portaleve dhe burimeve të financimit, për të ndalur ndikimin e shërbimeve të huaja informative.
  4. Bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar: shkëmbim informacioni me agjenci dhe organizata partnere për të identifikuar modelet e ndikimit serb dhe rus në rajon dhe për të koordinuar reagimet ndaj tyre.

Si përfundim:

Titujt qe lidhin shtetësinë e Kosovës me terrorizëm, ekstremizëm apo kriminalitet nuk janë lapsuse gazetareske, por pjesë e një lufte të heshtur informative ku perceptimi zë vendin e fakteve. Këto nuk janë fjalë të pafajshme – janë armë në duart e atyre që duan të shkatërruar shtetin tonë.

Kosovë, zgjohu!

Sepse sot, armiku nuk vjen gjithmonë me tanke, ai vjen me tituj, me portale, me fjalë që helmojnë vetëdijen kombëtare. Dhe në ketë luftë të re, mbrojtja e Kosovës fillon nga mbrojtja e së vërtetës.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Beogradi urdhëron agjencitë e sigurisë të analizojnë doktrinën e re të SHBA-së

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

Spanja do t’u japë status ligjor mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim

Spanja do t’u japë status ligjor mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim

Emisioni “Ditari” 27.01.2026

Emisioni “Ditari” 27.01.2026

A janë partitë politike të gatshme të ratifikojnë aderimin e Kosovës në Bordin e Paqes?

A janë partitë politike të gatshme të ratifikojnë aderimin e Kosovës në Bordin e Paqes?

Afër gjysmë milioni amerikanë mbesin pa energji elektrike pas një stuhie masive dimërore

Afër gjysmë milioni amerikanë mbesin pa energji elektrike pas një stuhie masive dimërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën