TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

TikTok paralajmëron se ndalesa eventuale në ShBA do të “cenojë fjalën e lirë”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kompania në Irlandë njofton Policinë e Kosovës që një person paralajmëroi vetëvrasjen në TikTok

Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale në përdorim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara “do ta cenonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve.

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar të shtunën për të ndaluar TikTok-un, nëse pronarja e aplikacionit nuk shkëput lidhjet me Kinën.

Legjislacioni ka qenë pjesë e një pakete masive të politikave të jashtme amerikane, që ka përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën.

Dokumenti mund të shndërrohet në ligj javën që po vjen.

Në muajt e fundit, zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin për popullaritetin që gëzon TikTok-u te gjeneratat e reja.

Ata dyshojnë se kompania që zotëron TikTok-un, Bytedance, është e lidhur me Pekinin, ndonëse zyrtarë të saj i hedhin poshtë këto akuza.

Zyrtarë të platformës kanë thënë se ByteDance “nuk është agjente e Kinës, dhe e asnjë shteti tjetër”, derisa vetë ByteDance insiston që nuk është kompani kineze, duke përmendur faktin që shumë kompani të mëdha për investime zotërojnë 60 për qind të aksioneve të saj.

Nëse projektligji miratohet edhe në shkallët pasuese, Byedance do të ketë nëntë muaj që t’i shesë aksionet – me mundësi të një shtyrjeje për tre muaj tjetër, nëse shitja është në proces e sipër – ose do të përballet me ndalesë, shkruan REL.

E themeluar më 2012 nga sipërmarrës kinezë, ByteDance e ka prekur suksesin e parë të madh me aplikacionin e videove të shkurtra Doyin në Kinë.

Një vit më vonë e ka lansuar TikTok-un, një version ndërkombëtar.

Ky aplikacion ishte bllokuar në Kinë, mirëpo më pas është përdorur prej miliarda përdoruesve brenda pesë vjetëve.

Ndonëse themeluesit zotërojnë vetëm 20 për qind të aksioneve të kompanisë ByteDance, ata janë kontrolluesit kryesorë të saj.

Rreth 60 për qind është në pronësi në investitorëve institucionalë, përfshirë kompanitë e mëdha amerikane sikurse General Atlantic, Susquehanna and Sequoia Capital.

Tre prej pesë anëtarëve të bordit janë amerikanë.

Mirëpo, rritja e pushtetit të Pekinit në kompanitë private në vjetët e fundit e shqetëson ShBA-në se sa ka kontroll Partia Komuniste e Kinës mbi ByteDance dhe të dhënat që posedon.

Kina i ka hedhur poshtë këto shqetësime, duke i konsideruar paranojë amerikane.

Tags: SHBATikTokUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta mbyll Messenger.com

Meta mbyll Messenger.com

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Microsoft zhvillon “pllaka qelqi” që mund të ruajnë të dhëna për 10 mijë vjet

Microsoft zhvillon “pllaka qelqi” që mund të ruajnë të dhëna për 10 mijë vjet

Al po zëvendëson detyra, por jo njerëzit, thonë liderët e industrisë

Al po zëvendëson detyra, por jo njerëzit, thonë liderët e industrisë

Në Kaçanik dhe Malishevë gjenden granata dore

Gjakovari shkon me granat dore në Stacionin Policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një burrë në Pejë, ushtroi dhunë fizike e dhunoi bashkëshorten

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person, dyshohet se keqtrajtoi nënën

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Arrestohet një person në Malishevë për manipulimin e rezultatit të 28 dhjetorit

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Serwer: I zhgënjyer me Gjykatën Speciale, viktimat po kthehen në dhunues

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëdorëzohet në polici i kërkuar për kanosje ndaj personit zyrtar

FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste antishqiptare

FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste antishqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën