TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

TikTok gjobitet me 12.7 milionë funte

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
TikTok mund të kontrollojë çdo gjë që keni në telefonin tuaj

TikTok është gjobitur me 12.7 milionë funte për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, tha mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për shpërndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave, duke shtuar se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020.

Në shtator, ICO-ja i dërgoi TikTok-ut një njoftim, i cili e paralajmëronte për dhënien e një gjobe të mundshme.

ICO vlerëson se TikTok-u lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13-vjeç të përdorin platformën e tij në vitin 2020, pavarësisht rregullave që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë llogari.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar thotë se platformat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë informacion për fëmijët nën moshën 13-vjeçare duhet të kenë pëlqimin e prindërve.

Komisioneri për informacion, John Edwards, tha se “ka ligje në fuqi që sigurojnë që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën digjitale – sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt këtyre ligjeve”.

“Si pasojë, rreth një milion fëmijëve nën moshën 13-vjeçare iu dha qasje në mënyrë të papërshtatshme në platformë, dhe TikTok-u mblodhi dhe përdori të dhënat e tyre personale. Kjo do të thotë se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur për t’i gjurmuar dhe për t’i profilizuar ato, duke ofruar potencialisht përmbajtje të dëmshme dhe të papërshtatshme”.

“Gjoba jonë prej 12.7 milion funtesh pasqyron ndikimin serioz që mund të kenë pasur dështimet e tyre””, tha ai. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Abdixhiku kritikon Qeverinë: Masat nuk po funksionojnë, nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset

Abdixhiku kritikon Qeverinë: Masat nuk po funksionojnë, nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Arteta shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në Premier League

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pas Gravinas dhe Buffonit edhe Gattuso jep dorëheqjen nga kombëtarja

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Pritet kalimi te Real Madridi, Chelsea e suspendon nga skuadra Enzo Fernandezin

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën