Një person ka raportuar në polici, se vetura e tij është thyer në parkingun e një marketi në Prishtinë.
Siç njofton policia, në veturë është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte dokumente personale, tri kartela bankare dhe dy palë çelësa (të banesës dhe zyrës).
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 28.11.2023 – 17:20-18:30. Ankuesi shtetas i huaj, ka njoftuar policinë se në parkingun e një maketi i është thyer vetura e tij private dhe prej aty është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte dokumente personale, tri kartela bankare dhe dy palë çelësa (të banesës dhe zyrës)”, thuhet në njoftim.
Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në hetime.