TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Thirrja e Serbisë për shërbim ushtarak shihet si shantazh ndaj faktorit ndërkombëtar

Thuajse një javë pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, se Rusia po kërcënon sigurinë në Ballkan, Serbia doli me thirrje për rekrutim të ushtarëve të rinj në shërbimin ushtarak. Kjo strategji po shihet si shantazh ndaj faktorit ndërkombëtarë, në mënyrë që shteti serb t’i arrijë interesat e tij.

by Valeza Sylejmani
2 vjet ago
0
A A
Thirrja e Serbisë për shërbim ushtarak shihet si shantazh ndaj faktorit ndërkombëtar

Të enjten, Serbia përmes një thirrje publike iu është drejtuar të gjithë të rinjve serbë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, ata të cilët duan të bëhen shërbyesë profesionistë të ushtrisë serbe do të mund ta bëjnë këtë në procedurë të përshpejtuar.

“Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024, dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë. Kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”, është thënë në njoftimin e tyre.

E në këtë situatë, njohësi i çështjeve politike, Visar Xani thekson se me strategji politike Serbia po përçon mesazh.

“Veprime të tilla janë tipike kërcënime, shantazh ndaj faktorit ndërkombëtar për faktin se pretendohet që të arrihen qëllimet politike përmes këtyre tensioneve dhe shfrytëzimit të krizave të ndryshme në botë të cilat po i shohim në Rusi apo edhe Izrael….. patjetër që Kosova duhet të ketë çasje të matur, konkrete karshi kësaj situate, por gjithsesi duhet të kemi parasysh se këtu e kemi NATO-n dhe është përgjegjës kryesor për siguri të kufijve dhe sigurisë në Kosovë”, deklaroi Xani.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thekson se me këtë hap të Serbisë, të targetuara janë Kosova dhe Bosnjë Hercegovina.

“Është e qartë se Serbia është duke planifikuar eksparcionin e saj në territorin e ish Jugosllavisë, përkatësisht në Ballkanin Perëndimor. Target të saj sipas të gjitha gjasave do të jenë Bosnje Hercegovina dhe Kosova. Mbi këtë bazë ne duhet të jemi të përgaditur dhe të marrim masa në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe partnerët tanë gjeostrategjik që në rast se do të kemi një tenttivë për të bërë një disbalancë në aspektin e sigurisë të jemi të përgatitur”, bëri të ditur Shala.

Thirrja e Serbisë për rekrutë të rinj në ushtrinë e tyre vjen pas reagimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit për deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën