Një person është therur me thikë nga një tjetër mëngjesin e sotëm në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shehremet Elezaj i cili ka thënë se i dyshuari është arrestuar.
Madje, sipas policisë rasti është duke u cilësuar “vrasje në tentativë”.
“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”, ka deklaruar policia./teve1.info/