Një i mitur është therur me thikë nga tre të tjerë në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë.
Siç njofton policia viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim.
“Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.