TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Themelorja refuzon padinë e KOSTT-it ndaj ZRRE-së për energjinë elektrike në veri

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
​Themelorja refuzon padinë e KOSTT-it ndaj ZRRE-së për energjinë elektrike në veri

Më 24 maj të vitit 2022 KOSTT në një përgjigje për KosovaPress, kishte pranuar se e ka paditur ZRRE-në për të anuluar nenin 5 të licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, nen ky që ka të bëjë me kompensimin e të gjitha të hollave që i ka dhënë KOSTT për veriun.

KosovaPress ka arritur të sigurojë aktvendimin e Gjykatës Themelore në të cilën thuhet se paditsja me asnjë provë nuk e ka bërë të besueshëm pretendimin e saj.

Jeta Statovci, deputete e grupit parlamentar të LVV-së, e cila është edhe pjesë e komisionit për ekonomi dhe ndërmarrësi, ka thënë për se Gjykata Themelore e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e KOSST-it, si të pa bazë.

“Padia e KOSTT në raport me ZRRE-në lidhet me nenin 5 në të cilën e mban KOSTT, ka të bëjë me mbulimin e devijimit në pjesën veriore në kuadër të dokumentacionit që ne e kemi parë parimisht lidhet me pamundësinë apo problematikat që derivojnë në pjesën veriore pasi që ato nuk janë të përfshira në tarifat e energjisë elektrike. Ne e dimë që në të kaluarën ato kanë qenë të përfshira si tarifa të energjisë elektrike dhe janë paraparë si shpenzime, mirëpo sipas vendimit të vitit 2017, ai obligim ka kaluar nga ana e KESCO në anën e KOSTT. KOSTT në kuadër të dokumentacionit është i vetëdijshme shqetësimet që i mbarvon, mirëpo gjithashtu paraqitet të ketë shqetësime në raport me gjetjen e masave apo gjetejen e mjeteve në mbulimin e këtyre devijimeve ku pra duhet të derivojnë këto mjete…. Parimisht sot jemi informuar se ka disa veprime nga ana e gjykatës të cilët kryesisht vlerësohet që për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që parimisht në të kaluarën ka derivuar nga ana e qeverisë por edhe mbështetjes së fundit ku përmes dividendës janë mbuluar shpenzimet të cilat derivojnë në pjesën veriore, pra është vlerësuar si e pabazë një kërkesë e tillë dhe pastaj mbetët të shihet si do të veprohet në mes të dy institucioneve” ka thënë ajo për KP.

Për humbjet e shkaktuara dhe dëmet që i janë bartur KOSTT-it, Ferat Shala, deputet i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se KOSTT vullnetarisht kishte kërkuar të merr përsipër pagesën e energjisë elektrike për qytetarët e veriut të Kosovës. Sipas tij, fajtorë janë ZRRE dhe qeveria.

“Keqmenaxhimi i sektorit energjetik të vendit po vazhdon fatkeqësisht, KOSST ka reaguar me kohë të vonuar, do të thotë do duhej të reagonte në momentin kur ka fillu të implementohet kjo padrejtësi që iu është bërë KOSTT-it, e dyta KOSTT ka marrë përsipër në komision që obligimet t’i kryen me dividend që prapë është gabimi që vet KOSTT ka marrë përsipër publikisht që divijimet do t’i mbulon me fonde të veta dhe sot KOSTT, reagon kur praktikisht është zhytur në borxhe dhjetëra miliona euro ose 50 deri 60 milionë euro. Është e drejtë e tyre që të ankimojnë në Gjykatë për një padrejtësi që iu është bërë por që ka dëshmi që ata janë deklaruar publikisht që kanë mjete e atëherë unë kam insistuar që kjo është një padrejtësi e madhe që qeveria dhe ZRRE-ja po ia bëjnë KOSTT-it dhe sot mendoj që KOSTT është i dëmtuar por që bashkë aksionar në këtë proces të dëmtimit është Zyra e Rregullatorit dhe Qeveria” deklaroi Shala për KP.

KosovaPress ka kontaktuar zyrtarët e KOSTT-it, por ata nuk kanë kthyer përgjigje nëse do ta ankimojnë aktvendimin e themelores në Gjykatën e Apelit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën