TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Themelohet Asociacioni i Klubeve Sportive Prishtina

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Themelohet Asociacioni i Klubeve Sportive Prishtina

Klubet e disa sporteve në Prishtinë janë bërë bashkë dhe e kanë themeluar Asociacionin e Klubeve Sportive Prishtina.

Nismë kjo e finalizuar me sukses dhe që përfshinë klubet e meshkujve dhe të femrave nga sporti i basketbollit, volejbollit, hendbollit dhe futsallit.

Unioni i klubeve do të marrë emrin “Klubet Sportive Prishtina”, me synim përmirësimin e organizimit të klubeve të kryeqytetit.

Kryetar i këtij asociacioni është Blerand Stavileci, i cili po ashtu është edhe kryetar i KB Prishtinës.

Ai tha se ndër qëllimet e këtij bashkimi edhe sigurimi i mëtejm i sponsorëve.

“Të gjithë e kemi një qëllim, e qëllimi është fitorja. Prishtina si kryeqytet i ka 133 tituj së bashku dhe arsyeja kryesore krahas bashkëpunimit është edhe sponzorizimi. Ne e kemi dizajnuar një logo dhe ajo do të jetë pjesë integrale e të gjitha ekipeve sportive, në krye me një plis që përfaqëson tifozërinë ‘Plisat’”, tha Stavileci.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili premtoi më shumë përkrahje për klubet e kryeqytetit.

“Kam qenë optimist por kulmi i saj është kur i kam takuar në zyre organizatorët dhe fokusi ka qenë gjithpërfshirës. Kur bashkohemi e kemi forcën më të madhe drejtë suksesit. Mundësia për joshje të sponzorëve është më e madhe dhe mundëson që fëmijët të ndërlidhen me sportin. Si kryetar komune jam prapa jush dhe do të më keni gjithmonë”, tha Rama.

Basketbolli, hendbolli, futsalli, volejbolli do të jenë pjesë e këtij unioni.

Basketbolli do të përfaqësohet me dy klubet, KB Prishtinën (M) dhe KB Prishtinën (F).

Hendbolli gjithashtu do të jetë në dy gjinitë, KH Prishtina (M) dhe KH Prishtina (F).

Njëjtë do të jetë edhe volejbolli, sport që përfaqësohet nga dy klubet KV Prishtina (M) dhe KV Prishtina (F).

Derisa futsalli do të përfaqësohet me klubit emblemë të kryeqytetit FC Prishtina Futsall.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën