Forcimi i raportit Serbi-Rusi u vë në dukje të dielën.
Kjo pasi mbrëmjen e 26 tetorit u themelua Shoqata Historike Ruse.
Historiani, Muhamet Mala, thotë që themelimi i kësaj shoqatë është për ta vënë historin në funksion të politikës.
“Unë e shoh këtë një përpjekje të pasur politike për ta vu historinë në shërbim të botës serbe, sipas modelit të botës Ruse. Nuk është hera e parë që politika serbe vazhdimisht e ka vendos historinë në shërbim të ideve të tyre ekspanzoniste, prandaj pikërisht ky themelim i kësaj shoqate është në vazhgun e kësaj politikke, e cila për fat të keq vazhdon më se dy shekuj të jetë prezente”.
E vendosja e Aleksandër Vulinit që njihet si individ me qëndrime pro – ruse në krye të këtij këshilli sipas Malës, e vërteton faktin që Beogradi po mëton të përhap idenë e botës serbe.
“Ndoshta është treguse dhe fakti që për anëtar, respektivisht kryetar të këshillit të degës në Serbi ishte zgjedhur Aleksander Vulin, i cili nuk është me profesion historian, për ndryshe është një person i njohur për qëndrimet anti-shqiptare dhe për qëndrimet e tija ekspansionite të përhapjes së ides të botës Serbe. Prandaj vetë fakti nëse e shiqojm se kush e udhëheq këtë shoqatë, atëherë del edhe qartazi qëllimi politik dhe jo qëndrimi i mirëfillt shkencor”, deklari Mala.
Ai gjithashtu theksoi se Shoqata Historike Ruse në Serbi e ka si detyrë të parë luftën kundër çdo rishikimi të historisë dhe ruajtjen e “vërtetësisë historike për popullin serb dhe atë rus”.
Aleksandër Vulin, lider i orientuar prorus i Lëvizjes Socialiste, në Asamblenë themeluese të Shoqatës theksoi se heqja dorë nga Rusia është gjithashtu heqje dorë nga Serbia.
E këtë deklaratë njohësi i sigurisë, Agim Musliu e sheh si mesazh të qartë kërcënues.
“Mbrëmë mes tjerash në kuvendin e themelimit u dhanë mesazhe të qarta politike me përmbajtje ultra nacionaliste që promovojnë idenë e Botës Serbe. Aleksandar Vulin tha që “Shoqata Historike Ruse është pikë tubimi për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që do të luftojë pa asnjë hezitim për krijimin paqësor të botës serbe”, një mesazh i qartë kërcënues dhe destabilizues për paqen në rajon. Në tubim morën pjesë edhe Ivica Daçiq dhe , patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije”.
Themelimi i Shoqatës Historike Ruse në Beograd, sipas Musliut është konfirmim i rreshtimit strategjik të Serbisë përkrah Rusisë.
“Prej kohësh Rusia dhe Serbia zhvillojnë një luftë të ashpër hibride në Ballkan, me përhapje të dezinformacionit dhe qëllimit të shkaktimit të hutisë kolektive përmes kakofonisë së gënjeshtrave. Por siç e kemi parë edhe në Ukrainë, lufta hibride dhe propaganda ruse vetëm sa i kanë paraprirë agresionit ushtarak dhe pushtimit në shkallë të gjerë. Shtetet perëndimore duhet të tregohen të vëmendshme ndaj sjelljes agresive të Serbisë në rajon dhe partneritetit të saj strategjik me Rusinë”, deklaroi ai.
Tutje ai shtoi se këto dy shtetë kanë qëllime të përbashkëta politike, si destabilizimi i rajonit të Ballkanit dhe agresioni kundër shteteve sovrane, sidomos ndaj Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Ndërkohë Shoqata Historike Ruse është një shoqatë, e themeluar edhe nga Akademia Ruse e Shkencave.
Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.



