TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi mohon fajësinë për pengimin e personave zyrtarë, deklarohet i pafajshëm për aktakuzën e ndryshuar

Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për pengim të personave zyrtarë. Këtë deklarim, Thaçi e bëri në formë të shkruar, pasi aktakuza e tij për ndërhyrje në drejtësi, kishte pësuar disa ndryshime.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
1 0
A A

Që nga nëntori i vitit të kaluar, krahas ballafaqimit me pretendimet për krime lufte, Hashim Thaçi ka filluar përballjen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar edhe për pengim të administrimit të drejtësisë.

Kjo aktakuzë e prokurorisë, këtë muaj pësoi disa ndryshime.

Aktit akuzues iu shtua edhe vepra penale e pengimit të personave të zyrtarë.

“Më 14 prill 2025, duke marrë parasysh gjetjet e Panelit të Gjykatës së Apelit, Gjyqtari i Procedurës Paraprake konfirmoi “akuzën kundër Z. Thaçi për përpjekje për të penguar, me veprime të zakonshme, personat zyrtarë, përfshirë prokurorët dhe hetuesit e ZPS-së, në kryerjen e detyrave zyrtare, midis të paktën 26 qershorit 2023 dhe 2 nëntorit 2023”.

Për këtë formë të re të përgjegjësisë penale, Thaçi mohoi fajësinë.

Ai përmes shkrimit, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

“Në përputhje me Rregullën 92 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për mospranim të fajësisë për secilën pikë dhe akuzë në Aktakuzën e Rikonfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri në 3, është e bashkangjitur me këto parashtresa”.

Thaçi për këto akuza, ndodhet në një aktakuzë të përbashkët me Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin.

Procesi ndaj tyre, është ende në fazë paraprake.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën