TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Thaçi betohet si kryetar i Obiliqit, premton qeverisje transparente

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
​Thaçi betohet si kryetar i Obiliqit, premton qeverisje transparente

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca konstituive e kuvendit komunal. Në këtë seancë është bërë betimi i kryetarit dhe 21 anëtarëve të tjerë komunal. Qeverisje të drejtë, të pastër, transparente dhe me llogaridhënie ka premtuar kryetari i ri i Obiliqit, Halil Thaçi.

Pas betimit si kryetar, ai ka nderuar dëshmorët e familjeve të Komunës së Obiliqit, teksa tha se lufta e UÇK-së do të mbetet vlera më e madhe e kombit.
“Ky rezultat është i popullit jo i individit. Faleminderit për gjithë ish-kryetarët e Komunës së Obiliqit për kontributin e tyre ndër vite. Secili ka pasur sfida dhe suksese në kohën e tij. Sot unë nuk nisem me mohimin por me respektimin për ata që e ndërtuan këtë komunë… Në një shtet të ri si Kosova, ku sakrifica e popullit për çlirimin e atdheut është e madhe dhe kujtimet janë të freskëta, ku shumë plagë ende janë të hapura, politika nuk duhet të jetë privilegj, politika është përgjegjësi. Nuk është pozitë që mbyllet pas nesh, por dritare që duhet të hapet për të gjithë. Kjo është qeverisja që kemi synuar, e drejtë, e pastër, transparente dhe me llogaridhënie. Ne do të punojmë për Obiliqin e të gjithëve, për një komunë që nuk i ndahet qytetarëve, por u shërben atyre pa dallim, pa privilegje por me të drejta të barabarta për të gjithë”, deklaroi ai.

Ai premtoi zhvillim ekonomik dhe investime në arsim e infrastrukturë.

“Do t’i dëgjojë qytetarët, fermerët, bizneset e vogla, të rinjtë, arsimtarët dhe punëtorët. Zëri juaj do të jetë udhërrëfyesi im. Para nesh ka shumë punë, por kemi vullnet të madh, energji dhe një vizion të qartë. Obiliqi me zhvillim ekonomik, me ajër të pastër me investime në arsim, me infrastrukturë dhe me shëndetësi moderne. Sot nuk premtoj mrekulli por premtoj punë dhe vetëm punë. Po premtoj drejtësi dhe vetëm drejtësi, po premtoj integritet, po premtoj se në këtë komunë askush nuk do të jetë i paprekshëm, i paprekshëm do të jetë vetëm ligji dhe interesat e qytetarëve”, përfundoi ai.

Seanca konstituuive është udhëhequr nga anëtari më i vjetër, Enver Gashi.

Halil Thaçi është fitues i zgjedhjeve në Obiliq, i cili në balotazh mori 51.29 për qind të votave.

Tags: Halil ThaçiobliqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën