Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë, ku ka shkuar për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën.
Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Për këtë vizitë ka reaguar edhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total !”, ka shkruar Haradinaj, duke ia bashkëngjitur postimit edhe një fotografi të Hashim Thaçit.
Ndryshe, Haxhi Thaçi është varrosur të martën në fshatin Burojë të Skenderajt, në prani në një numri të madh të qytetarëve nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.