TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tevide Imeri, kandidatja e vetme për kryetare të FSSHK-së

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Tevide Imeri, kandidatja e vetme për kryetare të FSSHK-së

Komisioni ka larguar nga gara kryetarin aktual të FSSHK-së, Blerim Syla me arsyetimin se nuk ka pasur nënshkrimet e nevojshme. Por, me këtë vlerësim nga ana e Komisionit për Verifikim nuk po pajtohet kryetari aktual i FSSHK-së, Blerim Syla i cili gjithë procesin po e konsideron të kompromituar.

Kryetari i Komisionit për verifikim të kandidaturva të FSSH-së, Jahir Lajqi u shpreh se të gjithë kandidatët kanë plotësuar kriteret e vendosura nga Këshilli Drejtues.

“Pas mbylljes së procesit të kandidaturave dhe verifikimit të dokumentacionit të pranuar nga ana e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli drejtues i FSSHK-së si organi më i lartë në mes dy kongreseve, konstaton se garën për Kongresin e katërt të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e kanë kaluar kandidat për kryetar të FSSHK-së, Tevide Imeri, kandidatët për nënkryetarë të FSSHK-së, doktor Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija. Kandidati për kryetar të Këshillit Drejtues të FSSHK-së është Naim Sahiti. Të gjithë kandidatët e lartcekur i kanë plotësuar kriteret e përcaktuar bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues”, tha ai.

Lidhur me largimin nga gara e kryetarit aktual të FSSHK-së, Blerim Syla anëtarja e Komisionit Vlerësues, Nora Murtaj u shpreh se Syla ka siguruar vetëm 2 nënshkrimet të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme për tu bërë pjesë e garës.

“Në proces të kandidimit doktor Blerim Syla ka marrë dy nënshkrime të cilat nuk janë të vlefshme për tu procedura në konkret të Federatës”, tha ajo.

Sqarime tutje dha edhe kryetari i Komisionit Vlerësues, Jahir Lajqi i cili tha se për të qenë kandidat për kryetar të FSSHK-së nevojiten 4 nënshkrime.

“Numrin më së pari duhet me pas minimum katër sepse gjithsej janë 7 regjione… Ka pasur dokumentacion edhe nga kandidatura e kryetarit doktor Blerim Syla ka pasur dokumentacion, por nuk i ka përmbushur kriteret dhe nuk qëndron e mesin e atyre që përmendëm”, theksoi ajo.

Por gjithë procesin po e konteston kryetari aktual i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë, Blerim Syla. Sipas tij procesi i sotëm i vlerësimit është në kundërshtim me ligjet në fuqi, ndërsa tregoi se ai do të kandidojë brenda Kongresi i Katërt Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

“Ky është një proces komplet i bastarduar nga disa individ si duket të shtyrë edhe nga disa qarqe të ndryshme, mirëpo ky proces i cili sot është zhvilluar është në kundërshtim me shumë ligje të Kosovës, atë mbi procedurat administrative dhe kontestimore. Dhe aq më keq këtu nuk është marr parasysh vullneti i shumë regjioneve unë mund të them se më së paku 20 regjione janë përjashtuar dhe mund të them se gjithë situata ka ardhur në dorën e individëve…Kjo do të diskutohet në Kongres dhe në Kongres që janë organet më të larta do të vendosin, nuk munden për fatin e FSSHK-së të vendosin 5 persona… Kryetari i komisionit është vetë-kontestues sepse është një njeri në pension dhe i cili do të jep përgjegjësi para Kongresit, është njeri që nuk është anëtar i Sindikatës dhe ka shfrytëzuar një rregullore që nuk është kompetente….Në Kongres do të vendoset gjithçka të rrinë të qetë punëtorët shëndetësorë dhe i lus që mos të bien pre e manipulimeve… Rruga është vota vetëm vota…Unë do të jemi kandidat brenda sepse ju e dini që kandidaturat dalin edhe brenda, ky është proces i kompromituar totalisht dhe do të nxirret kandidatura brenda”, tha ai.

Por gjithë procesin i cili e vendosi si kandidate të vetme për kryetare të ardhshme të FSSHK-së, Tevide Imeri, nga kjo e fundit po konsiderohet si proces i rregullt.

Ajo thotë se kanë bërë një fushatë dinjitoze derisa hodhi akuza se kryetari aktual, Blerim Syla ka insistuar të politizojë gjithçka.

“Jam kandidatja e vetme që do të shkoj në Kongres dhe besoj që do ta kemi përkrahjen e delegatëve sikur mos ta kisha nuk do t’i hyja garës sigurisht…Ne iu kemi referuar Ligjit mbi Organizimin Sindikal, statutit, rregulloreve në fuqi dhe të gjitha kritereve që ka nxjerrë Këshilli Drejtues si organi më i lartë pas Kongresit, dhe gjithçka ka shkuar sipas atyre rregulloreve dhe kritereve në fuqi. Pakënaqësi mund të ketë nga ana e kundërt, megjithatë ne konsiderojmë se gjithçka ka qenë në rregull, por zakonisht humbësi ankohet kam qenë humbëse edhe unë dhe sigurisht ka me pas pakënaqësi. Ne kemi bërë një fushatë shumë të qetë dhe dinjitetshme pa asnjë presion, përkundër kundër kandidatit që ka insistuar të gjitha format dhe është munduar të politizoj gjithçka”, tha ajo.

Ndryshe, më 7 prill nga ora 10:00 Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mban Kongresin e katërt zgjedhor./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Dy persona theren me thikë në Istog, kjo është gjendja e tyre

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Murseli: Kemi rritur sasinë e drogës së konfiskuar

Vrasja e 63 vjeçarit në Drenas, familja: Nipi dyshohet se e shkrepi aksidentalisht armën

Vrasja e 63 vjeçarit në Drenas, familja: Nipi dyshohet se e shkrepi aksidentalisht armën

Abrashi merr mbështetje nga Zafir Berisha për raundin e dytë

Abrashi merr mbështetje nga Zafir Berisha për raundin e dytë

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Dy persona theren me thikë në Istog, kjo është gjendja e tyre

PDK e LDK bëhen bashkë për raundin e dytë në Prizren

PDK e LDK bëhen bashkë për raundin e dytë në Prizren

Kandidati i VLEN fiton në Bogovinë

Kandidati i VLEN fiton në Bogovinë

Islami fiton në Komunën e Dollenit ndaj Veljanoskit

Islami fiton në Komunën e Dollenit ndaj Veljanoskit

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Ditët e fundit si kryetar, Izmir Zeqiri shprehet krenar me kontributin e tij

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Murseli: Kemi rritur sasinë e drogës së konfiskuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën