Skemës së pasur të Tëvë1 nga data 2 prill i shtohet edhe një emisioni kushtuar mërgatës. Bëhet fjalë për emisionin “Ich Bin Albaner” me autor Kreshnik Ibrahimin. Ky emision do të transmetohet çdo të diel nga ora 19:00. Këtë e ka bërë të ditur vet autori i emisionit përmes një shkrimi në “Facebook”.
“Urime Diasporë! Të dashur vëllezër dhe motra, bashkëpunëtorë dhe ndjekës kudo që jeni, sot kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për transmetimin e emisionit “Ich Bin Albaner” në Televizionin Tëvë1 së bashku me drejtorin e televizionit, z. Dukagjin Maliqi. Pas një pauze 1-vjeçare të emisionit në televizionet tona rikthehemi me transmetim televiziv çdo të diel, ora 19:00 nga data 02.04.2023. Ky sezon do sjell të qeshurat dhe humorin që i ka munguar Diasporës. Ftoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që duan të bëhen pjesë e këtij suksesi të na kontaktojnë. Falënderoj Zotin, stafin dhe miliona shikues që ndjekin emisionin tim”, ka shkruar Ibrahimi.