Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Rhio Terras ka reaguar pas dështimit të seancës të së enjtes për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Ai në platformën “X” tha se kjo është një pengesë serioze dhe vendi po përballet me një pasiguri të re politike.
“Asambleja Kombëtare e Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, tha ai në platformën X.
Ndryshe, presidentja aktuale, Vjosa Osmani sot ka shpërndarë kuvendin duke e dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndërkaq, të enjten ka dështuar seanca për zgjedhjen e Presidentit, për shkak të mungesës së kuorumit./teve1.info/






