Pas takimit, Myftiu Tërnava ka thënë se vizita e sotme së bashku me ipeshkvin Gjergji dhe pastorin Krasniqi ishte tejet domethënëse dhe në kohën e duhur.
“Ata na falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe u shprehën të bindur në pastërtinë e tyre dhe të luftës së tyre. Ne patëm rastin që të bisedojmë me të gjithë për shumë gjëra, për çka besoj se kjo vizitë edhe ia ka arritur qëllimin e saj. Të gjithë ishin mirë me shëndet, me moral të lartë dhe të bindur në kauzën e tyre të drejtë”, është shprehur ai.
Myftiu Tërnava shprehu bindjen e tij dhe shpresën që së shpejti krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen e tyre. /Teve1.info/