“Termokos” ka përcjellë temperaturat e ajrit ditëve të fundit dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim, ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë të vazhdojë edhe pas 15 prillit.
Në njoftim thuhet se bazuar në kërkesën e kryeshefit ekzekutiv, Fisnik Osmani vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i Drejtorëve të NP “Termokos” dhe është në kordinim të plotë me KEK-un.