Platforma meteorologjike “Meteo Kosova” ka njoftuar se sonte rreth orës 22:43, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.9 në rrethinën e Vitisë, konkretisht afër Smirës.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një tërmet të dobët, i cili nuk paraqet rrezik për popullatën apo infrastrukturën.
“Ky është një ndër tërmetet e zakonshme që ndodhin në vendin tonë dhe nuk paraqet rrezik. Për çdo zhvillim tjetër, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.