Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ka tronditur Bogotën dhe qytete të tjera kolumbiane, njoftoi Shërbimi Kombëtar Gjeologjik.
Epiqendra e tërmetit ishte në Paratebueno, rreth 187 km nga kryeqyteti, ku një dridhje e fortë u ndje për disa sekonda.
Magnituda e tërmetit u vlerësua në 6.3 ballë të Rihterit nga instituti gjeologjik amerikan.
Nuk raportohet për viktima, ndërsa në rrjete sociale janë publikuar pamje nga rrugë të dëmtuara si pasojë e lëkundjeve të tokës.