Skuadra e Barcelonës do të jetë pa portierin Marc-Andre ter Stegen edhe në ndeshjen kundër Atletico Madridit, ka shkruar “Mundo Deportivo” të enjten. Portieri gjerman ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi javë më parë derisa ishte në grumbullim me përfaqësuesen e Gjermanisë.
Shkaku i lëndimit, Ter Stegen i mungoi Barcelonës në dy ndeshjet e fundit, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez as për duelin ndaj Atleticos.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën mbrëma dhe i takon xhiros së 15-t të La Ligas së Spanjës. Ter Stegen, këtë edicion ka regjistruar 17 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.