Një person ka raportuar në polici të martën se derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.
Siç njofton policia, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
“Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 24.10.2023 – 23:20 Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.