Një tentim grabitjeje ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:40, në fshatin Medvec të Lipjanit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, ankuesi, kishte vërejtur një person me shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili i kishte kërkuar dorëzimin e të hollave.
Viktima ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pa u lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, kishte vërejtur një person me një shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili kishte kërkuar nga viktima t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që i kishte, mirëpo viktima kishte arrit të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







