TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Telekomi i Kosovës mbyll vitin 2025 me fitim, investime në teknologji 5G dhe rritje të ndjeshme të shërbimeve

by Tëvë1
3 muaj ago
6
A A
Telekomi i Kosovës mbyll vitin 2025 me fitim, investime në teknologji 5G dhe rritje të ndjeshme të shërbimeve

Telekomi i Kosovës Sh.A. ka përmbyllur vitin 2025 me rezultate pozitive financiare dhe operacionale, duke operuar me fitim neto mbi 8.2 milionë euro dhe duke vazhduar procesin e modernizimit teknologjik në të gjitha segmentet kryesore të veprimtarisë së tij.

Në një përmbledhje zyrtare të arritjeve dhe sfidave të vitit 2025, Telekomi thekson se pas një periudhe të vështirë rimëkëmbjeje që nisi në vitin 2020, kompania ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të qëndrueshëm, të investimeve në teknologji bashkëkohore dhe të përmirësimit të ndjeshëm të përvojës së konsumatorëve.

Sipas të dhënave për periudhën janar–nëntor 2025, Telekomi i Kosovës ka realizuar:

Të hyra: 61,329,704 euro

Fitim neto: 8,246,275 euro

Rritje prej 15% krahasuar me vitin 2024

Gjithashtu, kompania ka ushtruar kontroll të plotë mbi shpenzimet dhe ka shlyer të gjitha obligimet e trashëguara dhe faturat rrjedhëse ndaj kreditorëve, Administratës Tatimore të Kosovës, ARKEP-it, si dhe pagesat e kredisë janë kryer brenda afateve ligjore.

Gjatë vitit 2025, Telekomi i Kosovës ka kontribuar në buxhetin e shtetit me gjithsej 17.2 milionë euro, përfshirë:

Tatime: 9,365,952.23 €

Kthim kredie dhe kamata: 4,767,667.97 €

ARKEP: 3,074,121.56 €

Modernizim i rrjetit mobil dhe zgjerim i 5G

Në fushën e shërbimeve mobile, rrjeti VALA është modernizuar me teknologjitë 4G+ dhe 5G, duke ofruar shpejtësi deri në 1 Gbps. Trafiku ditor i të dhënave ka tejkaluar 180 TB, trefish më i lartë krahasuar me vitin 2020.

Telekomi numëron rreth 830,000 klientë aktivë mobilë, prej të cilëve 120,000 përdorin shërbimet 5G.

Mbuleshmëria në vitin 2025 është si vijon:

Popullsia: 2G – 99.80%, 4G – 98.50%, 5G – 72.00%

Territori: 2G – 98.50%, 4G – 94.50%, 5G – 45.00%

Telekomi i Kosovës mban rreth 8.5% të tregut të shërbimeve fikse, me gjithsej 38,700 klientë, përfshirë 33,500 klientë me paketa internet+TV+telefon.

Rrjeti optik është zgjeruar përmes investimeve prej mbi 12 milionë euro, me 27 punishte të përfunduara dhe 41 të tjera në proces.

Gjatë vitit 2025 është implementuar platforma e re e sigurisë kibernetike me teknologji Fortinet, duke rritur ndjeshëm mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.

Aplikacioni “Vala jonë” ka tejkaluar 200,000 përdorues aktivë, me mbi 2 milionë euro pagesa, duke shënuar rritje mbi 100% krahasuar me vitin paraprak.

Telekomi ka hapur 4 pika të reja shitjeje, ka ribranduar pikat ekzistuese dhe ka zgjeruar prezencën përmes partnerëve në rreth 3,000 lokacione.

Në kujdesin ndaj konsumatorëve, koha mesatare e pritjes në qendrën e thirrjeve është reduktuar nga 62 sekonda në 50 sekonda, ndërsa shkalla e zgjidhjes së ankesave në thirrjen e parë është rritur në 90%. Niveli i kënaqshmërisë së klientëve (NPS) ka tejkaluar pragun 50.

Gjatë vitit 2025 është përfunduar procesi i ristrukturimit për 1,653 punonjës, janë realizuar trajnime të detyrueshme dhe po vazhdon digjitalizimi i të dhënave të burimeve njerëzore.

Zyra Ligjore ka shënuar rezultate të rëndësishme, me 220 vendime gjyqësore në favor të ndërmarrjes, 950 raste përmbarimi të përfunduara dhe kursime financiare përmes ujdisë jashtëgjyqësore.

Telekomi i Kosovës Sh.A. mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, me synimin që të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme e komunikimit digjital dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Konfirmohet aktakuza ndaj Hajdarit dhe të tjerëve për rezervat shtetërore

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Futbollisti i Kosovës, që vlerësohet 2 milionë euro, mbetet pa ekip deri në verë

Futbollisti i Kosovës, që vlerësohet 2 milionë euro, mbetet pa ekip deri në verë

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Baton Zabërgja ftohet te Kosova, klubi ukrainas bën njoftimin

Baton Zabërgja ftohet te Kosova, klubi ukrainas bën njoftimin

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Konfirmohet aktakuza ndaj Hajdarit dhe të tjerëve për rezervat shtetërore

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica do të largohet nga Beshiktashi

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën