TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Teatri “Adriana”: Shfaqja “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” po përballet me sabotim

by tëvë1
5 muaj ago
4
A A
Teatri “Adriana”: Shfaqja “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” po përballet me sabotim

Teatri “Adriana”, Ferizaj ka thënë se po përballen me sabotim dhe formë të censurës lidhur me shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” të Jeton Nezirajt, në regji të Agon Myftarit.

Sipas një komunikate për media thuhet se teksti i plotë i shfaqejs është dorëzuar të institucionet përkatëse përfshirë edhe Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj më 15 e 22 maj.

Në komunikatë bëhet e ditur se trupës teatrore i është kërkuar heqja e pjesëve nga teksti dhe mungesa e mjeteve buxhetore është komunikuar pak ditë më parë.

“Megjithatë, ajo që kemi përjetuar është një sabotim i heshtur dhe një formë e censurës indirekte që synon të shuajë zërin tonë artistik, jo duke e ndaluar hapur, por duke e bllokuar përmes mungesës së mbështetjes. Por kjo nuk do të na ndalë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Data: 26 maj 2025
“Një premierë përtej pengesave”

Është e pabesueshme që në vitin 2025, kur flitet për liri krijuese dhe mbështetje për artin, të përballemi ende me forma të censurës dhe kufizimeve ndaj shprehjes artistike.

Pikërisht këtë kemi përjetuar gjatë procesit krijues të shfaqjes “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” të Jeton Nezirajt, në regji të Agon Myftarit, që po realizohet në Teatrin “Adriana” të Ferizajt.

Teksti i plotë i shfaqjes (pa shkurtime, sipas konceptit regjisorial) është dorëzuar për verifikim më 15 maj, dhe më pas, më 22 maj, kemi dërguar një reagim zyrtar ndaj vërejtjeve të institucioneve relevante, përfshirë Drejtoreshën e DKRS-së. Përkundër kësaj, trupës sonë i janë vendosur pengesa të njëpasnjëshme: është kërkuar heqja e pjesëve nga teksti, mungesa e buxhetit për blerjen e materialeve të nevojshme është komunikuar vetëm pak ditë më parë,dhe data e shfaqjes — nga ana jonë një kompromis i sinqertë — është shtyrë nga 7 qershori në 14 qershor, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhjeje institucionale.

Megjithatë, ajo që kemi përjetuar është një sabotim i heshtur dhe një formë e censurës indirekte që synon të shuajë zërin tonë artistik, jo duke e ndaluar hapur, por duke e bllokuar përmes mungesës së mbështetjes. Por kjo nuk do të na ndalë.

Ne, si trupë teatrore dhe si institucion, kemi marrë vendimin që shfaqja do të ngjitet në skenë më 14 qershor 2025, ashtu siç është planifikuar. Edhe nëse kjo do të thotë të riciklojmë kostume e skenografi nga prodhime të mëhershme, edhe nëse duhet të sigurojmë vetë blerjet minimale të materialeve. Sepse kjo nuk është më vetëm një çështje e mbijetesës artistike, por një çështje e mbrojtjes së lirisë krijuese që i takon çdo artisti dhe çdo institucioni kulturor.

Është paradoksale dhe shqetësuese se si disa individë marrin bajrakun e patriotizmit duke akuzuar tërthorazi artistët si antikombëtarë, dhe në emër të një lloj nacionalizmi primitiv, përpiqen të kufizojnë të drejtën krijuese — për të cilën të njëjtët kanë luftuar në vitet 1998–1999. Patriotizmi i vërtetë konsiston në lirinë e fjalës, të shprehjes, dhe të krijimit. Pjesëmarrësit në këtë shfaqje, por edhe familjarët e tyre, kanë vuajtur burgun dhe kanë dhënë jetën pikërisht për këtë të drejtë.
Paradokse të tilla, edhe pas 26 vjetësh pas luftës, nuk i duron më as artisti, as qytetari i Kosovës.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje publikut, mediave, komunitetit artistik dhe çdo qytetari që beson në lirinë e mendimit dhe të shprehjes:

Të mos heshtim kur arti pengohet.

Të jemi bashkë kur arti sfidohet.

Më 14 qershor, në skenën e Teatrit “Adriana”, nuk do të shfaqet vetëm një vepër. Do të shfaqet vetë qëndrimi ynë ndaj lirisë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit me të cilin dy të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit me të cilin dy të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Gazetari Zylbehari: Rrethanat e vdekjes së studentes në Tetovë mbeten të paqarta

Gazetari Zylbehari: Rrethanat e vdekjes së studentes në Tetovë mbeten të paqarta

Berisha: Propozimi i Konjufcës është improvizim politik i LVV-së, PDK nuk mbështet asnjë mandatar

Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur

Forca të shumta policore në shtëpinë e dy vëllezërve në Golluboc që u vranë nga dhëndri, aktivizohet edhe njësia K9

Forca të shumta policore në shtëpinë e dy vëllezërve në Golluboc që u vranë nga dhëndri, aktivizohet edhe njësia K9

KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit

KQZ drejt përfundimit të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën