Një sulm me raketa balistike iraniane ka vrarë të paktën gjashtë persona dhe ka plagosur rreth 23 të tjerë në qytetin Beit Shemesh të Izraelit qendror, 30 km në perëndim të Jerusalemit, sipas shërbimit të ambulancës Magen David Adom, raporton AP.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë në Telegram se forcat e kërkim-shpëtimit, së bashku me ekipet mjekësore dhe një helikopter për evakuimin e të lënduarve, po operojnë në vendin e përplasjes.
Irani ka lëshuar dhjetëra raketa drejt Izraelit që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një sulm të papritur ndaj Iranit të shtunën, ku mbetën të vrarë qindra iranianë./teve1.info/
*MDA Spokesperson:* Update to the recent missile barrage fired at Israel:
*Initial report only!!!* from the Beit Shemesh region, MDA EMTs and paramedics are treating a number of casualties, including a girl in serious condition. Updates to follow pic.twitter.com/s4vJBGhIqD
— Magen David Adom (@Mdais) March 1, 2026







