Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i qytetit ukrainas, Vitali Klitschko, në Telegram.
Trupat e dy personave u gjetën në një ndërtesë të pabanuar, ndërsa një person tjetër u lëndua nga copëzat e xhamave të thyer si pasojë e shpërthimit, tha Klitschko.
“Kievi nuk është përballur me sulm kaq të fuqishëm që nga pranvera. Armiku e ka kryer një sulm të kombinuar, duke përdorur dronë dhe raketa”, tha Serhi Popko, shefi i administratës ushtarake të kryeqytetit.
Ndërkohë, transmetuesi publik ukrainas Suspilne raportoi shpërthime në qytetin jugor të Odesa-s herët të mërkurën pasi kreu i administratës së tij ushtarake rajonale, Oleh Kiper, paralajmëroi për sulme me raketa ruse, raporton CNN.
“Terroristët rusë sulmojnë rajonin e Odesës me raketa”, tha ai, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në strehë.
Autoritetet në Kiev kanë thënë se disa ndërtesa dhe disa shtëpi janë dëmtuan nga sulmet me dronë dhe raketa natën e 29 gushtit.