TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 42 të vrarë në Gaza teksa Izraeli vazhdon zgjerimin e operacionit ushtarak

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Të paktën 42 të vrarë në Gaza teksa Izraeli vazhdon zgjerimin e operacionit ushtarak

Të paktën 42 persona janë vrarë në Gaza nga ushtria izraelite që nga mëngjësi i së mërkurës, përfshirë të paktën nëntë fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Përveç vrasjeve, popullsia e Gazës gjendet në prag të një krize të madhe urie, ku raportohet se tashmë të gjitha kuzhinat dhe furrat në Gaza janë mbyllur për shkak të mungesës së furnizimeve.

Abed Nasser al-Ajrami, kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Furrave të Bukës në Gaza, tha se Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ishte i vetmi sponsor i furrave të bukës në Gaza dhe siguronte “të gjitha nevojat e tyre”.

“Pasojat nga mbyllja e furrave të bukës do të jenë shumë të rënda për qytetarët, sepse ata nuk kanë alternativë për t’u drejtuar,” tha ai.

Më 2 mars, Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në territorin palestinez dhe ndërpreu energjinë në fabrikën kryesore të shkripëzimit të ujit të Gazës – që do të thotë se edhe uji i pijshëm tani është i pakët, ka raportuar Al Jazeera.

Në ndërkohë, Operacioni ushtarak i Izraelit në Rripin e Gazës po zgjerohet për të kapur “zona të mëdha”, tha të mërkurën ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz.

Katz nuk specifikoi se cilat zona të Gazës do të kapeshin në operacionin e zgjeruar, i cili tha ai përfshin “evakuimin e gjerë” të popullsisë nga zonat e luftimit. Deklarata e tij erdhi pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e plotë të qytetit jugor të Rafahut dhe zonave përreth, ka raportuar AP.

Forumi i Familjeve të Pengëve, i cili përfaqëson shumicën e familjeve të robërve, tha se ishte “e tmerruar të zgjohesha këtë mëngjes ndaj njoftimit të Ministrit të Mbrojtjes për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza”.

“Prioriteti ynë më i lartë duhet të jetë një marrëveshje e menjëhershme për të rikthyer të gjithë pengjet në shtëpi – të gjallët për rehabilitim dhe ata të vrarë për varrim të duhur – dhe t’i japim fund kësaj lufte”, tha grupi.

Hamasi ka akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si “një armë të drejtpërdrejtë në këtë luftë brutale” dhe u bëri thirrje vendeve arabe dhe myslimane që “të veprojnë urgjentisht për të shpëtuar Gazën nga uria dhe shkatërrimi”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Panik në fluturimin Mançester-Tiranë, alarm për bombë në aeroplan

Panik në fluturimin Mançester-Tiranë, alarm për bombë në aeroplan

Hyrja e raketave dhe dronit rus në hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s në Varshavë: Diskutojmë se si do të përgjigjemi

Hyrja e raketave dhe dronit rus në hapësirën ajrore të Polonisë, shefi i NATO-s në Varshavë: Diskutojmë se si do të përgjigjemi

​Përplasje në protestën në Tiranë, policia zhvendos protestuesit për të lejuar qarkullimin në Bulevard

​Përplasje në protestën në Tiranë, policia zhvendos protestuesit për të lejuar qarkullimin në Bulevard

Dodik kërcënon të bllokojë përsëri Qeverinë e Bosnjës për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Dodik kërcënon të bllokojë përsëri Qeverinë e Bosnjës për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën