Presidenti i Sengalit, Macky Sall tha në një postim në Tëitter se aksidenti ndodhi në fshatin Gnivy, në rajonin Kaffrine, rreth orës 3:30 të mëngjesit.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik rrugor sot në Gniby, i cili shkaktoi 40 të vdekur dhe shumë lëndime të rënda. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve të viktimave dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sall, shkruan AP.
Ai shpalli tre ditë zie duke filluar nga e hëna dhe tha se do të mbajë një këshill ndërministror për të diskutuar masat e sigurisë rrugore.
Prokurori publik Cheikh Dieng tha se përplasja ndodhi në Rrugën Kombëtare Nr. 1, kur një autobusi publik i shpërtheu një gomë dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një autobus tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt. Të paktën 78 persona janë lënduar disa prej tyre rëndë, tha ai./teve1.info./










