TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të paktën 26 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Të paktën 26 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

Të paktën 26 migrantë u mbytën pasi dy anije u përmbysën pranë brigjeve të ishullit italian Lampeduza në Mesdhe, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve ANSA.

Që kur varka e ngarkuar me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të Lampeduzës, deri më tani janë gjetur rreth 26 trupa dhe ka 30-40 të zhdukur dhe 60 të mbijetuar, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim, tha agjencia.

ANSA njoftoi se  midis tetë trupave të parë që mbërritën në Lampedusa, dhe që tashmë janë çuar në morgun në varrezat Cala Pisana, janë një foshnjë e porsalindur, dy burra të rritur, dy gra dhe tre adoleshentë (dy djem dhe një vajzë).

Ende nuk janë zbardhur shumë detaje të kësaj tragjedie, por agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi, duke cituar rrëfimet e disa të mbijetuarve, se pasi një nga anijet, që ishin nisur së bashku, filloi të përmbytej, disa migrantë u zhvendosën në anijen tjetër, e cila u mbingarkua dhe filloi të mbushej me ujë.

“Dhimbje e madhe për tragjedinë e një tjetër anijeje pranë bregut të Lampedusës, ku UNHCR po asiston tani të mbijetuarit. Duket se janë gjetur 20 trupa dhe po aq mungojnë”, shkroi në rrjetet sociale, Filippo Ungaro, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi se dy anije u fundosën, duke thënë se ngjarja ndodhi 14 milje detare nga Lampedusa.

Disa media kanë raportuar se 97 persona ishin në dy anijet.

Emigrantët ishin nga Pakistani, Sudani dhe Somalia, thanë zyrtarët.

Sipas raportimeve, refugjatët, të cilët u nisën nga Libia, janë me kombësi pakistaneze, sudaneze dhe somaleze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Ligji i ri izraelit përbën një “aneksim de facto” të Bregut Perëndimor, thotë grupi izraelit për të drejtat e njeriut

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Izraeli hap rrugën për konfiskime të mëdha tokash në Bregun Perëndimor të pushtuar

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

Haxhiu: Kërkesa e Prokurorisë, orvatje për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Arrin në 15 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Liban

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Policia deklarohet për sulmin fizik në një shkollë në Prishtinë

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Nga Nerova te jurisprudenca: Denion Meidani dhe prova e diplomacisë aktive

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Policia sekuestron marihuanë në vlerë 35 mijë euro

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën