TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të paktën 15 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gazë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Të paktën 15 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gazë

Njerëzit bartin një burrë të plagosur pas bombardimeve izraelite në Xhabalia, në Rripin e Gazës.

Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në vend ku strehohen të zhvendosurit në Gazë, ka lënë të vrarë të paktën 15 persona, përfshirë pesë fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ushtria izraelite tha se sulmi goditi dhjetëra pjesëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantë të Xhihadit Islamik, të cilët, sipas ushtrisë, ishin mbledhur në këtë shkollë.

Sulmi goditi shkollën Abu Hussein në Xhabalia, një kamp refugjatësh në veri të Gazës ku Izraeli po kryen një operacion të madh ajror dhe tokësor për më shumë se një javë.

Kreu i njësisë së emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë për veriun e Gazës, Fares Abu Hamza, konfirmoi numrin e viktimave dhe shtoi se edhe dhjetëra persona janë plagosur.

“Shumë gra dhe fëmijë janë në gjendje kritike”, tha ai, shkruan REL.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një qendër komanduese, e cila, sipas saj, operohej nga grupet militante brenda shkollës, duke ofruar disa emra personash që tha se ishin militantë të vrarë gjatë sulmit. Emrat e prezantuar nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Tags: GazaIzraelisulme
ShareTweet

Postime të ngjashme

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën