TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 12 persona humbën jetën në Evropë nga stuhia Ciaran

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Të paktën 12 persona humbën jetën në Evropë nga stuhia Ciaran

Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar kaos trafiku pasi portet u mbyllën, kurse udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan.

Pesë persona kanë vdekur në Toskanë, njoftuan të premten autoritetet italiane, duke thënë se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve rekord.

“Ajo që ndodhi sonte në Toskanë ka një emër: ndryshimi i klimës”, shkroi guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani në rrjetin X.

Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella, tha se “situata është kritike” në atë qytet.

Mbrojtja civile e Italisë tha se 200 milimetra shi ranë brenda tri orëve, nga qyteti bregdetar i Livornos deri në luginën e brendshme të Mugello, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtretërit e tyre.

Nga rrëzimi i pemëve, më herët, u mbyt një shofer kamioni në rajonin Ain të Francës veriore. Autoritetet franceze njoftuan gjithashtu për vdekjen e një burri që ra nga ballkoni i tij në qytetin port të Avros.

Një burrë në qytetin holandez Venraj, një grua në qendër të Madridit dhe një person në Gjermani kanë vdekur gjithashtu.

Rreth 1.2 milion shtëpi franceze mbetën pa energji elektrike pasi stuhia goditi bregun veriperëndimor.

Stuhia shkaktoi ndërprerje në trafikun hekurudhor, atë ajror dhe detar në Belgjikë, me portin e Antwerp-it të mbyllur dhe fluturimet e anuluara nga Brukseli.

Shpërthimet e erës në rajonin perëndimor Brittany ishin “të jashtëzakonshme” dhe “shumë rekorde absolute u thyen”, tha shërbimi kombëtar i motit Meteo-France.

Në jug të Anglisë, qindra shkolla u mbyllën pasi valët e mëdha të nxitura nga erërat me shpejtësi 135 kilometra në orë goditën bregun.

Në ishullin Channel të Jerseyt, banorët u desh të evakuoheshin në hotele gjatë natës, pasi erërat deri në 164 kilometra në orë dëmtuan shtëpitë, raportuan mediat lokale.

Më shumë se 200 fluturime u anuluan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një qendër e rëndësishme evropiane e trafikut ajror.

Shërbimet ajrore, hekurudhore dhe tragetet kanë anuluar fluturime dhe kanë regjistruar vonesa të gjata në disa vende.

Pasojat e stuhisë u ndien në jug të Spanjës dhe Portugalisë dhe autoritetet spanjolle paralajmëruan për valë deri në nëntë metra të larta përgjatë bregut të Atlantikut.

Në Spanjë, më shumë se 80 fluturime u anuluan në 11 aeroporte.

Shërbimi meteorologjik francez njoftoi se stuhitë do të vazhdojnë edhe të premten, veçanërisht në jugperëndim të vendit dhe në ishullin e Korsikës. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

G7 dënojnë dhunën ndaj civilëve në Sudan, kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

G7 dënojnë dhunën ndaj civilëve në Sudan, kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

ShBA po i jep fund prodhimit të monedhave 1 cent

ShBA po i jep fund prodhimit të monedhave 1 cent

Ministrja e Energjisë së Ukrainës jep dorëheqje nën akuzat për korrupsion

Ministrja e Energjisë së Ukrainës jep dorëheqje nën akuzat për korrupsion

G7 dënojnë dhunën ndaj civilëve në Sudan, kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

G7 dënojnë dhunën ndaj civilëve në Sudan, kërkojnë armëpushim të menjëhershëm

Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

Hoxha me kontratë të re te Dinamo

Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Shtyhet seanca ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Pajaziti e Cake dërgohen në tribuna nga Sylvinho

Michael Durkee: Shqiptarët e Kosovës pas luftës ndiheshin të tradhtuar

Michael Durkee: Shqiptarët e Kosovës pas luftës ndiheshin të tradhtuar

Mediat urdhërohen që të largohen nga seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Mediat urdhërohen që të largohen nga seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Nëna e Milan Vukashinoviq takon EULEX-in për rastin e djalit të plagosur dhe të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe

Nëna e Milan Vukashinoviq takon EULEX-in për rastin e djalit të plagosur dhe të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën