TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të miturit: Drogën e siguronim edhe në shkollë

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Të miturit: Drogën e siguronim edhe në shkollë

Fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit vlerësohet shqetësues në Kosovë, ndërkaq ambientet ku të miturit përdorin marihuanën janë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet shkollore.

Të miturit e intervistuar tregojnë se nuk është fare e vështirë të bien në kontakt me persona të cilët shesin lëndë narkotike.

“Si krejt të rinjtë prej kureshtjes me provu diçka më ndryshe,  çka është, aty në rreth, e kam shkollën aty në … në lagje që ka pas qarkullim të mjaftueshëm të narkotikëve edhe si fëmijë kureshtarë që kam dashtë me provu sene për herë të parë, e kam konsumu. Pastaj s’e kam konsumu për një kohë edhe mas një kohe kam vazhdu”, tha njëri nga të miturit për emisionin “De Jure” në Tëvë1.

Edhe i mituri tjetër për emisionin “De Jure” pohon se nuk e ka pasur të vështirë që të sigurojë lëndët narkotike, madje tha se ka arritur të blejë para objektit të shkollës ku ka vijuar mësimet.

“U kanë shumë lehtë me gjetë. U kanë shumë lehtë se ka pas shumë persona që shesin edhe ngat shkollave, persona shumë më të mëdhenj ka pas. D.m.th. edhe nëpër rrugë e ke gjet, po ata persona që e kanë shitë, që e kena ble prej tyne d.m.th., u ndal midis rruge ka pi në publik afër shkollës, afër shitores ku kena ble bukë, qaty d.m.th. e ka dhezë “kyçen” që i thojmë para shitores, na aty e kena pa edhe u kanë shumë lehtë me gjete. Edhe shoqnia njëri pas tjetrit, a po e di njofshëm mas t’njofshëm. U kanë d.m.th. shumë lehtë”, u shpreh ai.

Të miturit e intervistuar në Qendrën Korrektuese në Lipjan treguan se nuk janë të rralla rastet kur nxënësit konsumojnë lëndë narkotike brenda objektit të shkollës apo edhe në oborr.

“Po po, edhe në klasë në shkollë fillore, në klasë kena pi. Na ka ra njëfarë rasti kanë ardhur policia për dikon, a pe di na tash s’e kemi ditë, i kemi pa 2-3 kerre të policisë para oborrit të shkollës, shumë të rinj jena kanë dy veta, kur i kemi pa veç na 3 jemi kanë në klasë, i kemi pa policinë edhe bam për inati e kemi pështjell një. Veç që na ka shti në ato mendime të këqija ajo, veç sa ja ka nisë na hajt se po shohim policinë s’kanë çka na bëjnë, bam e kemi pi d.m.th. në klasë. Kur kanë ardhë ata krejt të klasës pas 30 minutash, krejt era tullug, e kanë ditë krejt d.m.th jena kanë të njohur që e pimë po s’ka mujt kurrkush me na nal as sen”, tregoi ai.

Ata shtuan se paratë për të blerë lëndë narkotike i kanë marrë nga familjarët, por që kishte raste kur edhe kishin kryer vjedhje për të siguruar paratë për të blerë lëndë narkotike.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Përdorimi i drogave nga të miturit”, i cili po transmetohet në “Tëvë1” dhe “Betimi për Drejtësi./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Arrestohen tri të mitura në Gllogoc, u rrahën mes vete

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën