TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të mërkurën takimi i radhës për dinarin, optimizëm për marrëveshje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Të mërkurën takimi i radhës për dinarin, optimizëm për marrëveshje

Më 15 maj (e mërkurë) për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Pas përfundimit të fazës së tranzicionit të Bankës Qendrore, në partinë në pushtet theksojnë se s’ka asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë vendimin për dinarin.

Në anën tjetër, njohës të procesit të dialogut, janë optimist se në takimin e nesërm do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit. Optimist gjatë ditës u shfaq edhe vet ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takimin e Brukselit e ka konfirmuar për Kp, këshilltari i tij, Klisman Kadiu, mirëpo nuk dha detaje të tjera sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për kp se vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serbë në Kosovë nuk do të prolongohet apo anulohet vetëm pse nuk i konvenon Serbisë.

Sipas saj, ekzekutivi është i gatshëm të bashkëpunojë sa i përket ofrimit të ndihmës për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, në mënyrë që konvertimi në euro të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundshme.

“Çfarëdo alternative që shkon kundrejt qëndrimit tonin si qeveri dhe si institucion i BQK-së për ne është i papranueshëm. As nuk negociohet dhe as nuk ka alternativë tjetër qoftë që e parandalon apo e shtyn vendimin për dinarin. Thjeshtë ata duhet të pranojnë faktin se ky vendim do të implementohet pasi të tejkalohen hapat e tranzicionit nga BQK-ja. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sa i përket ofrimit të ndihmës për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, në mënyrë që konvertimi në euro të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundshme. Por nuk jemi të gatshëm që qoftë të prolongojmë apo anulojmë vetëm pse nuk po i përgjigjet Serbisë”, thotë ajo.

Në anën tjetër, analisti politik, Fidan Ukaj, thotë se do të ketë një pajtim në heshtje për çështjen e dinarit.

“Mendoj se do të ketë një kalim në heshtje të kësaj problematike. Qytetarët serbë tashmë ka më shumë se një dekadë që janë mësuar me euron dhe mendoj se më shumë ka qenë një propagandë politike e Vuqiqit që me dramatizua një gjë të tillë. Mendoj se kjo periudha tre mujore e dhënë nga institucionet e Kosovës ka qenë ndihmës e madhe për qytetarët serbë apo qoftë për bizneset që me i ndërruar çmimet dhe për qytetarët që me i konvertu dinarët në euro. Mendoj se do të zbatohet rregullorja e BQK-së nga takimi i paralajmëruar…Pres që të ketë një dakordim nga propozimet e faktorit ndërkombëtar dhe të gjendet një zgjidhje për çështjen e dinarit”, thekson Ukaj.

Më 12 maj ka përfunduar faza e tranzicionit që ka ndërmarrë BQK-ja për rregulloren, rrjedhimisht edhe një nga masat lehtësuese që ishte mosaplikimi i gjobave dhe masave, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.

Për çështjen e dinarit palët janë takuar pesë herë të tjera në Bruksel, mirëpo kanë dështuar të arrihet një ujdi kompromisi.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën