TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të hënën një shans më shumë për Kosovën, mundësi që agjenda e Komunitetit të Ministrave të ndryshohet

Zyrtarisht Kosova ende nuk është pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave për anëtarësim në Këshill të Evropës. Këtë e kanë konfirmuar për televizionin nga kjo organizatë. Por, ambasadori gjerman në Kosovë thotë se mund të ketë ndryshim agjende, nëse veprohet tutje me Asociacionin. Opozita kritikon qeverinë për qasjen karshi kësaj situate të krijuar

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0
A A
Të hënën një shans më shumë për Kosovën, mundësi që agjenda e Komunitetit të Ministrave të ndryshohet

Kosova deri më tani nuk është pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Në mbledhjen e 16 dhe 17 majit, pritej që të hidhet në votim kërkesa e shtetit të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Mirëpo, nga Këshilli Evropës edhe njëherë e konfirmuan se kjo çështje nuk është e përfshirë.

“Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave javën e ardhshme. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë”, tha zyrtarja për media e Këshillit të Evropës, Estelle Steiner.

Por, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se kjo agjendë mund të ndryshojë në minutat e fundit.

“Agjenda për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Por sa më shpejt që Kosova të marrë një vendim të guximshëm, aq më realiste është arritja e 2/3 së shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës!”, tha Rohde.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, thotë se shtetit të Kosovës iu është dhënë edhe një shans, për çka përmend edhe një datë.

“Afati kohor kur ka mundësi që të ndryshohet agjenda dhe Kosova të jetë pjesë është me datën 13 që i bjen ditën e hënë pasi që me datën 14 që është ditë e martë fillon mbledhja dhe nuk ka asnjë mundësi ditën e martë të bëhet ndryshimi”, tha Musliu Shoshi.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se mosvotimi do të jetë rast i humbur për vendin.

Edhe më keq sipas Zemajt është vendosja në rend të dite dhe dështimi.

“Koha ka qenë e mjaftueshme që të merren hapa serioz në të kaluarën e afërt dhe në të kaluarën e afërt, sidomos pas marrëveshjes së keqe të Ohrit dhe gjitha kritikave që janë marrë, të gjitha sugjerimet që dialogu duhet të përfundoj me njohje reciproke dhe të mos kemi kushtëzime për anëtarësime, e mos të kemi kushtëzime për lëvizje të lirë dhe gjërat tjera. Ju tash po e shihni fare nuk flitet për njohje por ne po kalojmë në kushtëzime për anëtarësim sa i përket implementimit të Asociacionit ose dërgimit tash si draft për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa për draftin ju e dini, LDK-ja ka dhënë kritikat e saj, nuk pajtohet në ato pikat të cilat minojnë shtetësinë e Kosovës…”, tha Zemaj.

Kosova ka kaluar suksesshëm dy faza drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, në Komitetin për politikë dhe demokraci dhe votimi me shumicë votash në Asamblenë Parlamentare të kësaj organizate. Aplikimi i Kosovës ishte bërë më 12 maj të vitit 2022.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe rikthen komunat në veri, cilat do të jenë sfidat sipas analistëve

Lista Serbe rikthen komunat në veri, cilat do të jenë sfidat sipas analistëve

Fillon numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale

Fillon numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale

Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

Kërkesat për shtrenjtim të energjisë, sot afati i fundit për komentet

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Nënshkruhet marrëveshja për planin e paqes në  Gaza

Nënshkruhet marrëveshja për planin e paqes në Gaza

Lista Serbe rikthen komunat në veri, cilat do të jenë sfidat sipas analistëve

Lista Serbe rikthen komunat në veri, cilat do të jenë sfidat sipas analistëve

Fillon numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale

Fillon numërimi i votave për kandidatët për asamble komunale

Erdogan kërcënoi me bojkot ndaj Samitit të Paqes nëse Izraeli merr pjesë

Erdogan kërcënoi me bojkot ndaj Samitit të Paqes nëse Izraeli merr pjesë

​Arrestohen 11 persona në Elbasan, mes tyre një biznesmen

​Arrestohen 11 persona në Elbasan, mes tyre një biznesmen

Trump thotë se faza e dytë e negociatave për Gazën “ka filluar”

Trump thotë se faza e dytë e negociatave për Gazën “ka filluar”

Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën